Mbrojtje nga riinfektimi/Imuniteti nga CoVid-19 krijohet që me infektimin e parë dhe zgjat në kohë

Postuar në 18 Nëntor, 2020 00:17

Një ekip kërkuesish nga universiteti i Freiburg të drejtuar nga dr. Maike Hofmann, dr. Christoph Neumann Haefelin dhe prof. dr. Robert Thimme ka provuar se SARS-CoV-2 krijon imunitet të qëndrueshëm në organizmin e njeriut që preket nga virusi. Ndonëse shqetësimi për zhdukjen e antitrupave është real, organizmi duket se krijon qeliza imunitare të quajtura qelizat imunitare T që ngjasojnë me ato që prodhohen pas prekjes nga gripi. 

Ne kemi besim se shumica e njerezve që i kanë mbijetuar SARS-CoV-2 kanë një lloj mbrojtjeje kundër ri-infektimit

deklaron dr. Hofmann.  

Në themel të këtij zbulimi është ideja se njeriu fiton imunitet pas një infektimi me SARS-CoV-2 çka jep shumë shpresë për rolin e vaksinës. Lajmi i mirë këtu është se ndonëse ende nuk dihet shumë për riinfektimin, përballja me të me gjasë bëhet me mjete imunitare efektive. Nëse kjo provohet atëherë patjetër që politikat shëndetësore do të duhet të jenë krejt ndryshe nga masat drastike që po shohim deri më tani. Të dhëna optimiste në këtë kuadër vijnë edhe nga kërkime të tjera. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.