Presidenti Aoun propozon formulën e shtetit shekullar si të vetmen të mundshme për Libanin
Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë thirrje dje për shpalljen e një shteti shekullar si e vetmja mënyrë për të ruajtur pluralizmin në vend.
Bëj thirrje për shpalljen e Libanit një shtet shekullar. Një shtet i tillë është e vetmja mënyrë për ruajtjen dhe mbrojtjen e pluralizmit si dhe krijimin e unitetit. Rinia e Libanit po kërkon ndryshimin…Unë them po, koha ka ardhur. Ka nevojë për zhvillim, modifikim, ndryshim sistemi
tha Aoun me rastin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit.
Ai ka folur një ditë para vizitës së presidenti francez, Emmanuel Macron që sot nga Bejruti ka bërë thirrje për krijimin sa më shpejt të një qeveri të re. Ndërkohë edhe kreu i milicisë Shiite Hezbollah, Hasan Nasrallah është shprehur se është i hapur për propozimin francez, por është disi e pabesueshme që një lëvizje si ajo e tij të pranojë lehtësisht formulën e Aoun.
Add new comment