libani
Mediat amerikane: Izraeli mund të pushtojë Libanin
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) planifikojnë të hyjnë së shpejti në Libanin jugor, raportoi të shtunën ABC News, duke cituar një zyrtar të lartë të paidentifikuar amerikan. Media amerikane e përshkroi operacionin e supozuar si "shumë të kufizuar", por dha pak detaje rreth natyrës së tij ose kur mund të fillonte.
Izraeli do të sulmohet nga Irani, Jemeni e Libani
Izraeli mund të sulmohet nga disa drejtime në javët në vijim. Sekretari i Përgjithshëm i partisë shiite Hezbollah, Hassan Nasrallah, thotë se ende nuk është marrë hak për vrasjen e komandantit të Hezbollahut dhe liderit politik të Hamasit.
Nasrallah tha se sulmet e fundit nga grupet e armatosura ndaj vendbanimeve në veri të Izraelit nuk janë ende përgjigjja e merituar për vrasjen e komandantit ushtarak Fouad Shokr dhe atë të liderit palestinez të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Irani: Mund të hapen fronte të tjera lufte
Kreu i diplomacisë iraniane, Hossein Amir-Abdollahian, i druhet kthimit të konfliktit Hamas Izrael në një luftë rajonale.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, IRNA, Amir-Abdollahian ka vizituar Bejrutin, në Liban, për t’u takuar me liderë të grupit militant, Hezbollah.
“Me agresionin që vijon, krimet e luftës dhe rrethimin e Gazës, hapja e fronteve të reja është një mundësi reale”, citohet ai.
Një luftë që trondit shumë ekuilibra
Irani e pranoi se e ka mbështetur dhe do të vijojë ta mbështesë Hamasin në sulmet që nisi të shtunën ndaj Izraelit. Yahya Rahim Safavi, zëdhënës i ushtrisë së liderit suprem, Khamenei, tha në një deklaratë për shtyp se do t’i mbështesë luftëtarët islamistë “deri në çlirimin e Palestinës dhe Jeruzalemit”.
Zërit të Safavit, një ish-komandant i Gardës Revolucionare, i janë bashkuar edhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë.
1 miliardë dollarë/Ambasada amerikane në Liban tejkalon çdo përmasë
Ambasada e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Liban është bërë subjekt diskutimi në vend për shkak të përmasave të jashtëzakonshme të saj. Objekti do të jetë sa 21 fusha futbolli dhe do të kushtojë 1 miliardë dollarë.
A po zhvendoset SHBA në Liban?
citohet një libanez në mdiat sociale.
Libani kap fundin/Djali i Guvernatorit të Bankës Qendrore, transferta miliona dollarë jashtë vendit
Dajli i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Libanit, transferoi 6.5 milionë dollarë jashtë vendit, në një kohë kur qytetarët nuk kishin dot akses në llogaritë e tyre.
Arrihet marrëveshja, Libani “dorëzohet” te FMN
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se ka arritur një marrëveshje në parim me autoritetet libaneze për një plan ndihme prej tre miliardë dollarësh për katër vjet.
Lajmi u bë i ditur nga mediat e Bejrutit. Libani prej më shumë se dy vitesh ndodhet në krizën më të rëndë financiare.
Macron ndërmjetëson mes Libanit dhe shteteve të Gjirit
Franca dhe Arabia Saudite do të angazhohen në dialogun mes Libanit dhe shteteve të Gjirit.
Ministri libanez i Informacionit, George Kordahi, dha dorëheqjen të premten për të lehtësuar një përplasje diplomatike me Arabinë Saudite, pas komenteve që ai bëri në tetor duke kritikuar rolin e Arabisë Saudite në luftën në Jemen, gjë që e nxiti Riadin të ndalonte importet libaneze.
Përtej krizës së paprecedentë, Libani provokon tensione diplomatike me katër monarki të Gjirit
Nuk mjafton vetëm kriza e brendshme që ka vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit, por tashmë Libani po përballet edhe me një lloj izolimi rajonal. Mediat raportojnë se Kuvajti ka dëbuar ambasadorin e Libanit, të cilit i ka lënë 48 orë për t’u larguar. Kuvajti po ashtu ka tërhequr ambasadorin e vet nga Bejruti.
Nafta është përherë në zona të diskutueshme. Probleme me kufirin detar edhe mes Libanit dhe Izraelit
Irani duket se ka marrë një dorë në Mesdhe përmes Hezbollahut në Liban. Kreu i këtij të fundit, Hasan Nasrallah ka bërë thirrje që Izraeli të mos nisë kërkimet për naftë dhe gaz në zonën detare që është në diskutim mes të dy vendeve.
Nëse armiku mendon se mund të veprojë siç i pëlqen përpara se të arrihet një zgjidhje për këtë çështje, atëherë e kanë gabim