Izraeli do të sulmohet nga Irani, Jemeni e Libani

Postuar në 06 Gusht, 2024 20:53

Izraeli mund të sulmohet nga disa drejtime në javët në vijim. Sekretari i Përgjithshëm i partisë shiite Hezbollah, Hassan Nasrallah, thotë se ende nuk është marrë hak për vrasjen e komandantit të Hezbollahut dhe liderit politik të Hamasit.

Nasrallah tha se sulmet e fundit nga grupet e armatosura ndaj vendbanimeve në veri të Izraelit nuk janë ende përgjigjja e merituar për vrasjen e komandantit ushtarak Fouad Shokr dhe atë të liderit palestinez të Hamasit, Ismail Haniyeh.

"Sulmet ndaj Izraelit po përgatiten nga Irani, Jemeni dhe Libani. Ato me siguri do të kryhen", tha Nasrallah, fjalimi i të cilit u transmetua nga TV Al Manar. “Përgjigja jonë e përbashkët do të jetë e fortë, e ndjeshme dhe efektive”.

"Ne nuk kërkuam përshkallëzim ushtarak. Ishte vendim i Izraelit. Ishte zgjedhja e tyre," theksoi ai. “Tani do të ketë ditë e netë beteje mes nesh”.

Nasrallah shtoi se luftëtarët shiitë posedojnë ato lloj armësh raketash që "do të bënin të mundur shkatërrimin e disa fabrikave ushtarake izraelite në më pak se një orë".

Fakti që izraelitët kanë pritur një javë që ne të hakmerremi është pjesë e dënimit të tyre”, tha ai.

Më 31 korrik, lëvizja radikale palestineze Hamas tha se kryetari i Byrosë Politike Haniyeh u vra në një sulm izraelit në rezidencën e tij në Teheran, ku kishte mbërritur për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit iranian Masoud Pezeshkian. Sipas kanalit televiziv Al Hadath, Haniyeh humbi jetën nga një goditje direkte me raketa.

Më 30 korrik, ushtria izraelite raportoi një sulm në kryeqytetin libanez dhe vdekjen e Shokr. Sipas ushtrisë izraelite, Shokr ishte krahu i djathtë i Nasrallah.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.