Arrihet marrëveshja, Libani “dorëzohet” te FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se ka arritur një marrëveshje në parim me autoritetet libaneze për një plan ndihme prej tre miliardë dollarësh për katër vjet.
Lajmi u bë i ditur nga mediat e Bejrutit. Libani prej më shumë se dy vitesh ndodhet në krizën më të rëndë financiare.
Sipas burimeve, financimi që mund t'i jepet Libanit gjenerohet nga fondi i Ndihmës së Zgjeruar të Fondit dhe do t'i nënshtrohet miratimit nga menaxhmenti i FMN-së dhe bordi i saj i drejtorëve. “Autoritetet libaneze kanë vendosur të ndërmarrin disa reforma kyçe përpara mbledhjes së këshillit të FMN-së”, thuhet në njoftimin e FMN-së, e cila për këtë arsye i fton analistët të jenë të kujdesshëm në lidhje me disbursimin efektiv dhe afatshkurtër të kredive.
Rasti të kujton krizën e Greqisë, e cila përgjatë asaj që njihet si kriza e euros 2010-2014 mori borxh nga FMN-ja 28 miliardë euro. Kjo shumë është likujduar përfundimisht pak ditë më parë, 2 vjet para afatit të parashikuar në marrëveshjen që shpëto Greqinë nga falimenti.
Add new comment