Lajme
Paradë “ekstravagande” e Kinës në përkujtim të Luftës së Dytë. Presdidenti Jinping: “Do shkurtojmë me 300 mijë trupa personelin”
Kina ka demonstruar forcën e vet në një paradë në përkujtim të Luftës së Dytë Botërore. Parada është cilësuar si ekstravagande dhe që i bën jehonë traditës politike të Luftës së Ftohtë. Media të ndryshme e kanë parë këtë akt të Kinës edhe si një shfaqje të arsenalit të ri ushtarak, në një kohë kur gjithë bota është prekur nga efektet e krizës. Gjithësesi, arsyeja nuk mungon në Pekin pa kësaj shfaqjeje.
Tony Blair kërkoi shkrim në gazetë nga Klinton si mbështetje
Ish-kryeministri britanik Tony Blair i ka kërkuar ish-presidentit amerikan, Bill Klinton që të shkruante një artikull në gazetë, për të mbështetur kandidaturën e tij (e cila nuk kishte shumë shpresa) për presidencën e Këshillit Europian, sipas asaj që del nga emailet e lëshuar rishtaz. Ish kryeministri britanik dëshironte që ish presidenti i SHBA të shkruante një artikull mbështetës për “cilësitë e tij personale” që e bënin kandidatin më të mirë.
Emaili ishte një prej 7000 mesazheve të bërë publikë të HIlari Klintonit dhe që i përkasin kohës kur ajo ishte Sekretare Shteti.
Ish-shefi i Antidrogës hap "Kutinë e Pandorës": Krerët e policisë dirigjojnë trafikun e drogës
Dy ditë pas lajmit se ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani është larguar jashtë vendit ndonëse hetohej për shpërdorim detyre dhe përcjellje të informacionit një oficeri të Guardia Di Finanzia-s, ai ka dhënë një intervistë ku ka akuzuar drejtëpërdrejt krerët e policisë së shtetit për dirigjim të trafikut të drogës.
Zhduket shqipja standarte, ja gjuha që përdor ministrja Felaj me shoqërinë civile
“Balkanweb” bën të njohur korespodencën e ministres Ermonela Felaj me Jona Hoxhaj që është pjesë e ThinkTankut Albanian Platform For Policy Advocacy. Detyra e Jona Hoxhaj është që ndër të tjera të monitorojë edhe punën e përmuajshme të ministrisë së Felajt. Por, duket se Hoxhaj ka konstatuar fare pak gjëra për të raportuar nga puna e përmuajshme që bëhet publike nga ministria, dhe shpeshherë ajo ka kritikuar në raportet e saj punën e vakët të ministrisë së Marrëdhënieve me Parlamentin.
Sondazhet, thyhet Cipras, Demokracia e Re kalon në avantazh
Kanë surpizuar sërish grekët me preferencat e tyre elektorale në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 20 shtatorit. Syriza që deri para pak javësh dukej e pathyeshme pas fitores bindëse në referendumin për masat shtrënguese, tashmë në sondazhe renditet parti e dytë me një diferencë shumë të lehtë me Demokracinë e Re. Në sondazhin më të fundit të kryer për llogari të kanalit televiz Mega, Demokracia e Re që tashmë udhëhiqet nga ish-ministri i Brendshëm mbledh 25.%3 për qind të preferencave të grekëve kundrejt 25% për qind të Syrizas.
Kryeministri shkon në “luftë” me llastiqe
Edhe pse u bë zhurmë e madhe, u paralajmërua e kërcënua, u deklarua gjendje lufte, aksioni kundër informalitetit pati një nisje komike. Ai u shty me një javë që ditën e parë të tij, duke shërbyer vetëm si gjimnastikë për biznesin dhe organet tatimore. Nuk u dha ndonjë arsye e qenësishme, përveë asaj se so t’i lihet kohë biznesit që të regjistrohet e të kryejë formalitetet. Arsyeja në të vërtetë është krejt tjetër, edhe më komike sesa akti i ndalimit akoma pa nisur.
Pamje shokuese nga tragjedia e emigrantëve sirianë/Foto
Gazetat më të mëdha britanike si "The Indipendet" dhe "Guardian" vendosën të publikojnë të paçensuruara fotografitë e një foshnje të vdekur në brigjet e bregdetit turk me shpresën se mos liderët europianë do të kuptojnë më në fund përmasat e tragjedisë njerëzore me emigrantët sirianë.
Fotot shokuese kanë bërë xhiron e botës dhe kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se po menaxhohet kriza humanitare që erdhi si pasojë e konfliktit në Siri.
Pronat/Projektligji i ri e ka në thelb padrejtësinë
Do të zgjidhim për 10 vjet problemin e pronës. Kështu premton qeveria aktuale me projektligjin e ri që ka miratuar. Më tej, ngrihet edhe një Task Force, e cila do ruajë tjetërsimin e titujve të pronësisë nga vendime gjykatash që janë shpallur armike. Më e komplikuar se kaq vështirë të jetë situata për pronën. Ligji i ri po trumbetohet shumë, por ai ka një hile të trashë dhe prepotente brenda sa kohë që njeh kompensim sipas zërit kadastral në momentin e shpronësimit. Por me sa duket ligji ka edhe probleme të tjera.
Ndërron jetë Aleksandër Stipçeviç
Aleksandër Stipçeviç, ilirologu kroat me orgjinë nga Arbneshi i Zarës (Arbanasi në Zadar), ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Stipçeviç lindi më 10 tetor 1930 nga një familje arbëreshe. Ai përfundoi studimet për arkeologji në Zagreb dhe doktori në vitin 1977 me temën: “Simbolizmi religjioz tek ilirët. Ishte lektor i rregullt në universitetin e Zagrebit deri më 1997 kur u tërhoq. Ka dhënë leksione edhe në universitetin e Prishtinës në vitet ’70-73. Sipçevic ishte edhe bibliograf i njohur. Vepra “Ilirët” e vitit 1974 konsiderohet vepra kryesore e tij.
Bektashinjtë e Shqipërisë citohen në New York Times si shembull i tolerancës fetare
Në një artikull të gazetës New York Times (shkruar nga i mirënjohuri Thomas Freedman), veçohen Bektashinjtë e Shqipërisë si sekti më tolerant fetar, i cili beson në bashkëjetesën me fetë e tjera.