Pamje shokuese nga tragjedia e emigrantëve sirianë/Foto

Postuar në 03 Shtator, 2015 01:38

Gazetat më të mëdha britanike si "The Indipendet" dhe "Guardian" vendosën të publikojnë të paçensuruara fotografitë e një foshnje të vdekur në brigjet e bregdetit turk me shpresën se mos liderët europianë do të kuptojnë më në fund përmasat e tragjedisë njerëzore me emigrantët sirianë.
Fotot shokuese kanë bërë xhiron e botës dhe kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se po menaxhohet kriza humanitare që erdhi si pasojë e konfliktit në Siri.
Pamje që sipas gazetave britanike janë një grusht i fortë në bark për liderët europianë që kanë mbetur vetëm në deklarata teksa fluksi i emigrantëve sa vjen e shtohet.
Përshkrimi për foton e djaloshit të vogël është rrënqethës, fytyra e tij e vogël e mbështetur në rërë vazhdon të laget nga dallgët e detit dhe trupi i tij qëndron i palëvizur në breg. është i veshur me një bluzë të kuqe dhe pantallona të shkurtra ngjyrë blu. Pak metra më tutje është një tjetër viktimë, ndoshta vëllai i tij më i madh që bashkë me familjen ishin nisur nga Turqia drejt brigjeve greke të ishullit Kos.
Varka me të cilën ata shpresonin të preknin Europën u mbyt dhe nga 23 persona që ishin në mjetin lundrues vetëm 11 mbijetuan. Të tjera raportime të agjencisë "Dogan" flasin për mbytjen e një tjetër varke ku humbën jetën 5 fëmijë dhe një grua. Ndërkohë ata emigrantë që kanë mbërritur në Europë vijojnë të jenë të bllokuar në Hungari, Greqi e Çeki, ku u është ndaluar udhëtimi drejt Gjermanisë dhe vendeve të Europës Qendrore e Veriore.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.