Kryeministri shkon në “luftë” me llastiqe

Postuar në 03 Shtator, 2015 05:22

Edhe pse u bë zhurmë e madhe, u paralajmërua e kërcënua, u deklarua gjendje lufte, aksioni kundër informalitetit pati një nisje komike. Ai u shty me një javë që ditën e parë të tij, duke shërbyer vetëm si gjimnastikë për biznesin dhe organet tatimore. Nuk u dha ndonjë arsye e qenësishme, përveë asaj se so t’i lihet kohë biznesit që të regjistrohet e të kryejë formalitetet. Arsyeja në të vërtetë është krejt tjetër, edhe më komike sesa akti i ndalimit akoma pa nisur. Siç mësoi “ResPublica”, arsyeja është se kompanitë e shërbimit me kasa fiskale, që janë pesë aktualisht, nuk kanë kasa gjendje. Burime nga qeveria bëjnë të ditur se kryeministri madje është takuar me përfaqësues të kompanive ku ka diskutuar pikërisht këtë gjë. Më qesharake nuk mund të bëhej! Shpallet gjendje lufte nga kryeministri, por në luftë i armatosim trimat vetëm me llastiqe!!! Edhe përfaqësues të biznesit e konfirmojnë këtë gjë, pasi në sot është verifikuar mosshërbimi me kasë edhe pse është bërë pagesa. E teksa kryeministri po nxit njerëzit që të blejnë kasa fiskale, askush nga qeveria nuk shprehet nëse sistemi zinxhir që ato kanë krijuar e krijojnë për fiskalizimin, është efikas apo jo. Këtu(http://www.respublica.al/2015/09/02/luftë-evazionit-dhe-informalitetit-po-ministria-e-financave-ka-dijeni-si-kanë-funksionuar) renditen disa probleme që janë shumë të rëndësishme. Probleme që nëse adoptohen si dokument zyrtar nga institucionet, japin një provë ligjore se ajo që po ndodh, se sanksioni për mospërdorim kase është joligjor. E megjithatë procesi ka nisur e do të ecë ca. Çështja është që ata që e kanë imponuar atë, të kuptojnë se asgjë thelbësore nuk zgjidh pajisja me kasa.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.