Lajme

Fatura e re për Policinë e Shtetit 71 milion euro. Do blihen armë, uniforma dhe 1000 makina të reja

Postuar në 05 Shtator, 2015 09:07

Brenda dy viteve Policia e Shtetit do të ketë një pamje të re. Jo vetëm uniforma, por dhe armët si dhe një mijë automjete të reja do të vihen në shërbim të saj për të cilat do të ketë një buxhet prej 71 milionë eurosh. Projekti është publikuar dje në Fletoren Zyrtare si pjesë e Strategjisë 5­vjeçare të Rendit Publik dhe planit 2­ vjeçar të veprimit të Policisë së Shtetit. Vetëm për përmirësimin e shërbimeve të forcave të rendit, në zbatim të kësaj strategjie, është përllogaritur një buxhet prej 100 milionë eurosh, ose 14.5 miliardë lekë.

Shënim: Ortakë pastaj rivalë

Postuar në 04 Shtator, 2015 23:47

Fundi i verës dhuroi edhe njëherë spektaktlin politik të radhës, i bërë i zakonshëm, me akuza penale për trafiqe, rryshfete në miliona euro e përfshirje në aktivetet kriminale të zyrtarëve të lartë. Akuzat për Sajmir Tahirin, nga ish-shefi i antidrogës në Fier, por edhe akuzat e radhës për Ilir Metën, u shfaqën si fishekzjarre pa zhurmë në qiellin e errësuar të krizës politike e ekonomike në Shqipëri.

Çështja “Meta2”, mbyllet me një faksimile. Dhe një deklaratë të Berishës: Unë nuk dija gjë

Postuar në 04 Shtator, 2015 21:53

Me qetësi dhe dashuri, Ilir Meta duket se e ka zgjidhur edhe kësaj radhe lëmshin e akuzave qe është ngritur ndaj tij. Në media është publikuar faksimile e kontratës DIA-CEZ, e datës 1 shtator 2010, kohë kur Ilir Meta ishte ministër i Jashtëm. Ai akuzohet për marrje rryshfeti për kontratën e mbledhjes së borxheve të CEZ dhe kjo akuzë del në dosjet e avokatëve të OShEE-së, ent që kontrollohet nga Partia Socialiste.

Pse Ilir Meta fshihet pas Silva Cakës? Basha përmend ndërkombëtarët

Postuar në 04 Shtator, 2015 18:46

Kanë kaluar më shumë se 24 orë që Ilir Meta është nën një tjetër akuzë që e implikon atë në një skemë përfitimi nga borxhet e CEZ dhe të vetmet reagime nga LSI kanë qenë ai i Petrit Vasilit, i pyetur nga mediat një ditë më parë dhe sot i deputetes Silva Caka që postoi një koment në rrjetet sociale dhe që u shpërnda për mediat nga zyra për shtyp e kësaj partie.

Foto/Vala e refugjatëve. Udhëtim në këmbë nga Hungaria drejt Austrisë

Postuar në 04 Shtator, 2015 17:22

Dixhitalizohet fondi arkivor i Komunitetit Mysliman. 67 mijë € dhuratë nga një binzesmen kuvajtjan

Postuar në 04 Shtator, 2015 16:45

Fondi arkivor i Komunitetit Mysliman të Shqiëprisë do të dixhitalizohet. Lajmi bëhet i ditur,mndër të tjera, nga një takim i kryetarit të KMSh-së, Skënder Bruçaj, me biznesmenin kuvajtjan, Mohammad Al–Faresi. “Duke shprehur gatishmërinë e tij për mbarëvajtjen e institucionit, ai dhuroi shumën 67 mijë euro, në mbështetje të projektit për dixhitalizimin e fondit arkivor të KMSH-së në Arkivin Qendror të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Propozimi i një miliarderi egjiptian: “Më shisni një ishull ku të strehoj imigrantët”

Postuar në 04 Shtator, 2015 15:25

Perëndimi është në mëdyshje të madhe për valën e imigrantëve që po mbyt Europën. Flitet për identitetin, humanizmin, përgjegjësinë, por edhe kostot. Në këto kushte kur imigracioni është lajmi, ide të reja shfaqen. Një e tillë është ajo e miliarderit egjiptian, Naguib Sawiris, drejtues i Orascom Telecom Media, i cili ka kërkuar nga Greqia dhe Italia, që t’i shesin një ishull, ku të strehohen imigrantët. Sawiris e bën propozimin në Twitter, ku po vetë shton: “Një ide e çmendur? Ndoshta, por të paktën përkohësisht, derisa të kthehen në vendin e tyre”.

Kallëzim penal për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi

Postuar në 04 Shtator, 2015 14:18

Kontrolli i Lartë i Shtetit depoziton kallëzim penal për kryetarin e Bashkisë së Kvajës, Elvis Rroshi dhe dy drejtorë të kësaj bashkie. Përmes një njoftimi, KLSh, raporton shkeljet e gjetura në zbatimin e disa projekteve urbanistike. “Nga auditimi u konstatuan një sërë parregullsish dhe shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike, të shoqëruara me një dëm ekonomik në vlerën prej 33 milion lekë, mbi bazën e të cilave KLSH me shkresat nr. 266/13, datë 31.08.2015 dhe nr.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme