Kallëzim penal për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi

Postuar në 04 Shtator, 2015 14:18

Kontrolli i Lartë i Shtetit depoziton kallëzim penal për kryetarin e Bashkisë së Kvajës, Elvis Rroshi dhe dy drejtorë të kësaj bashkie. Përmes një njoftimi, KLSh, raporton shkeljet e gjetura në zbatimin e disa projekteve urbanistike. “Nga auditimi u konstatuan një sërë parregullsish dhe shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike, të shoqëruara me një dëm ekonomik në vlerën prej 33 milion lekë, mbi bazën e të cilave KLSH me shkresat nr. 266/13, datë 31.08.2015 dhe nr. 266/14, datë 31.08.2015, ka depozituar pranë organit të Prokurorisë dy kallëzime penale për Kryetarin e Bashkisë Kavajë dhe 10 drejtues e punonjës të kësaj bashkie, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 248 dhe 258 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim. KLSh sqaron edhe se për çfarë bëhet fjalë: janë 13 raste ku janë konstatuar shkelje, që nga projekt për rikonstruksion shëtitoreje, e deri te prokurimi për blerje karburanti.

Comments

Submitted by Tania Fajon uro... (not verified) on

Erjon Veliaj, pas pastrimit te nje tufe plehrash, u pa nen shoqerine e Tur Roshit.
Jane shenja te sigurta se plehrat nuk mbarojne dot kurre se pastruari.
Aq me pak ee vetpastruari!

Veliaj e beri fakt te kryer, jo shume kohe me pare, "deshtimin e gruas se Roshit, prej dhunes se policise se PD-se", dhe e nisi per ne Strasburg, Parlamentin Europian!
Me pas edhe Roshi e pranoi se nuk ishte gruaja e tij shtatzane, dhe europralamentarja Tania Fajon u habit: si ka mundesi te shpifet ne kete fare feje?!

Nuk e kishte menduar qe Erjon Veliaj do mgjitej ne p[odin e kryebashkiakut qe merret me plehra...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.