Tony Blair kërkoi shkrim në gazetë nga Klinton si mbështetje

Postuar në 03 Shtator, 2015 11:46

Ish-kryeministri britanik Tony Blair i ka kërkuar ish-presidentit amerikan, Bill Klinton që të shkruante një artikull në gazetë, për të mbështetur kandidaturën e tij (e cila nuk kishte shumë shpresa) për presidencën e Këshillit Europian, sipas asaj që del nga emailet e lëshuar rishtaz. Ish kryeministri britanik dëshironte që ish presidenti i SHBA të shkruante një artikull mbështetës për “cilësitë e tij personale” që e bënin kandidatin më të mirë.
Emaili ishte një prej 7000 mesazheve të bërë publikë të HIlari Klintonit dhe që i përkasin kohës kur ajo ishte Sekretare Shteti.
Sipas Bota.al emaili në lidhje me kandidaturën e Blerit për presidencën e BE i përket datës 29 tetor 2009, dhe iu dërgua Znj. Klinton nga Sidnei Blumental, një prej këshilltarëve të saj më të ngushtë.
Në email thuhet se këshilltari i lartë i Blerit, Xhonatan Pauell ka sugjeruar që Z. Klinton të “shkruajë një artikull me anë të të cilit mbështet Toni Blerin për presidencën e BE, në gazetën gjermane “Di Velt”. Më tej, ai shkruan: “Nëse do ta bëjë, unë sugjerojë që ta përfshijë në një diskutim mbi të ardhmen e Europës, nevojën që Europa të jetë e fortë si partnere e SHBA për shumë objektiva që kërkojnë një president të fortë: imperativat e politikave, ndryshimi i klimës, siguria, integrimi social etj., të gjitha të çojnë tek Bleri. Gjithashtu, nëse do të bëhet, duhet të përfshijë përshkrim dhe mbështetje të cilësive personale të Blerit për detyrën. Nuk mund të jetë indirekt”. Në fund, artikulli nuk u shkruajt.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.