Klinton
Gazeta "Zëri" në Kosovë: Fjalimi i Klinton u përkthye me gabime. Kritikoi bojkotin e zgjedhjeve nga serbët
Gazeta “Zëri” në Kosovë ka sjellë një vëzhgim të vetin mbi fjalimin e Bill Klinton në Tiranë. Sipas gazetës në fjalë, fjala e tij është përkthyer gabim, duke shmangur kështu një moment të rëndësishëm të saj në kontekstin e debatit aktual për Veriun e Kosovës.
Teknikë manipulative me Klinton e 1999-ës: Jeni zgjedhur të drejtoni demokracinë në Europën Juglindore!
Radio Televizioni Shqiptar ka postuar dje në kanalin e tij në Youtube një video të Bill Klinton në vitin 1999 me titullin: Bill Klinton mesazh shqiptarëve: Jeni zgjedhur të drejtoni demokracinë në Europën Juglindore!
Mesazhi është përcjellë në kohën kur Klinton ishte president dhe kishte mbarur fushata e bombardimit të Jugosllavisë, ishte kryer çlirimi i Kosovës dhe tashmë niste puna për Paqen.
Email-i, Hillary Klinton i merr të gatshme pyetjet nga CNN
Pikëpyetje të mëdha ka ngritur një email që mbërriti në adresën e zëdhëses së fushatës së Hillary Clinton marsin e kaluar për lidhjet e kandidates demokrate me gjigandin mediatik të "CNN".
Email-i ishte dërguar nga Dona Brazil, zv/kryetare e Komisionit të Partisë Demokratike dhe bashkëpunëtore e "CNN" dhe "ABS" në adresë të Xhenifer Palmierit, zëdhënëse e fushatës së Hillari Klinton.
Email-i që mban datën 12 mars shkruan:
Debati i dytë presidencial, Trump: Unë kam thënë vetëm fjalë për gratë, Bill Klinton ka abuzuar me vepra
Në Seint Ljuis të Mizurit u zhvilua debati i dytë presidencial Klinton-Trump në një atmosferë akuzash dhe kundërakuzash të ashpra.
"Ja kush është Donald Trump", tha zonja Klinton. Ndërsa Trump u shpreh se: "Nuk jam krenar për videon. Shihni Bill Klintonin. Të mijat ishin fjalë, të tijat ishin vepra. "Kam respekt të madh për gratë; askush nuk i respekton gratë më shumë se unë," tha zoti Trump.
Urdhërohet publikimi i emaile-ve të ish-sekretares Klinton para zgjedhjeve presidenciale të 8 Nëntorit
Departamenti i Shtetit mund të publikojë një pjesë të emaile-ve private të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Klinton pak ditë para zgjedhjeve presidenciale. Kjo pasi një Gjykatë urdhëroi qeverinë amerikane të analizojë 14 900 dokumente, shumica e të cilave email-e të postës elektronike të zonjës Klinton. Skandali doli në dritë nga FBI që zbuloi se ish-shefja e politikës së jashtme amerikane përdorte një server privat për komunikimin e saj elektronik me vartës apo agjenci të tjera të qeverisë amerikane.
Emaili drejtuar Hillari Klintonit për 21 janarin shqiptar, proteston Soros: Gjitha sa thuhen për mua, nuk janë të pavërteta!
Tony Blair kërkoi shkrim në gazetë nga Klinton si mbështetje
Ish-kryeministri britanik Tony Blair i ka kërkuar ish-presidentit amerikan, Bill Klinton që të shkruante një artikull në gazetë, për të mbështetur kandidaturën e tij (e cila nuk kishte shumë shpresa) për presidencën e Këshillit Europian, sipas asaj që del nga emailet e lëshuar rishtaz. Ish kryeministri britanik dëshironte që ish presidenti i SHBA të shkruante një artikull mbështetës për “cilësitë e tij personale” që e bënin kandidatin më të mirë.
Emaili ishte një prej 7000 mesazheve të bërë publikë të HIlari Klintonit dhe që i përkasin kohës kur ajo ishte Sekretare Shteti.