Email-i, Hillary Klinton i merr të gatshme pyetjet nga CNN
Pikëpyetje të mëdha ka ngritur një email që mbërriti në adresën e zëdhëses së fushatës së Hillary Clinton marsin e kaluar për lidhjet e kandidates demokrate me gjigandin mediatik të "CNN".
Email-i ishte dërguar nga Dona Brazil, zv/kryetare e Komisionit të Partisë Demokratike dhe bashkëpunëtore e "CNN" dhe "ABS" në adresë të Xhenifer Palmierit, zëdhënëse e fushatës së Hillari Klinton.
Email-i që mban datën 12 mars shkruan:
Ndonjëherë pyetjet i marr paradhënie. Ja çfarë më shqetëson në lidhje me fushatën për të drejtat e njeriut: DËNIMI ME VDEKJE. 19 shtete federale dhe Uashingtoni e kanë hequr dënimin me vdekje. 31 shtete të tjera mes të cilave dhe Ohajo vazhdojnë të mbajnë dënimin me vdekje. Sipas Aleancës Kombëtare për Heqjen e Dënimit me vdekje, nga viti 1973, 156 persona që u dënuan me vdekje u lanë më pas të lirë, ndërsa nga viti 1976 1414 persona u dënuan me vdekje, pra 11% e amerikanë që u dënuan me vdekje u lanë më pas të lirë pasi u vërtetua se nuk ishin fajtorë. Kështu do të duhej që Ohajo tu shtohej 31 Shteteve që e kanë hequr dënimin me vdekje".
Një ditë më pas në 13 Mars Hillary Klinton shfaqet në një aktivitet në "CNN" me rivalin e saj demokrat Berni Sanders ku i bëhet pikërisht kjo pyetje:
"Çfarë mendon për dënimin me vdekje?" Më vonë vetë Partia Demokratike pranoi se kishte sabotuar fushatën e Berni Sanders në shtetet federale të jugut për t'i dhënë nominimin kandidates tjetër Hillary Klinton", shkruan "Huffington Post".
Add new comment