Teknikë manipulative me Klinton e 1999-ës: Jeni zgjedhur të drejtoni demokracinë në Europën Juglindore!
Radio Televizioni Shqiptar ka postuar dje në kanalin e tij në Youtube një video të Bill Klinton në vitin 1999 me titullin: Bill Klinton mesazh shqiptarëve: Jeni zgjedhur të drejtoni demokracinë në Europën Juglindore!
Mesazhi është përcjellë në kohën kur Klinton ishte president dhe kishte mbarur fushata e bombardimit të Jugosllavisë, ishte kryer çlirimi i Kosovës dhe tashmë niste puna për Paqen.
Videoja është disi pa sens në kuptimin që Klinton ndodhej dje në Tiranë dhe mesazhet e tij të fundit mund të ishin me më shumë rëndësi dhe më aktuale në raport me ato të dy dekadave e gjysmë më parë. Mirëpo video ndoshta është postuar për të blinduar Klintonin e 2023-it me Klintonin e 1999-ës, tani që kemi në datat 6-7 korrik edhe nisjen e turit të kryeministrit Edi Rama në Ballkan për të nxitur Procesin e Berlinit.
Sigurisht një shtysë është edhe ajo që thotë vetë RTSH në videon e postuar:
Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota… Lajmet në RTSH, (presje) funksionojnë sipas një mendësie profesionale. E vërtetë! Lajmi është edhe mendësi, e thotë RTSH
Mos të çuditemi që detyrën të cilën na e ka caktuar Klinton, kryeministri Rama ta kthejë në devizë propagandistike në turin e vet, por edhe ndaj Kosovës, që e komplekson z. Rama qoftë me mospërfilljen, ashtu edhe me faktin objektiv dhe të matshëm të pohuar shpesh nga Kurti: Kosova është vendi më demokratik në Rajon! Aaaaa, jo z. Kurti. Këtë detyrë e ka Shqipëria, sepse ia ka caktuar Klinton.
s.zaimi
Add new comment