mbështetje

Bisedimet italo-austriake: Kampe refugjatësh në Shqipëri në këmbim të afrimit me BE-në

Postuar në 21 Qershor, 2018 13:12

Shqipëria është një opsion që po diksutohet për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri. Pamvarësisht se qeveria bën lojën kukamfshehti, njëherë duke thënë se nuk ka kërkesë zyrtare dhe pastaj duke folur për kapacitetet e pritjes dhe strehimit të rreth 600 mijë emigrantëve. Plani është i qeverisë austriake, e cila ka kërkuar edhe mbështetjen e Italisë.

Mrojtje e hapur për Xhafën nga ambasadori Lu

Postuar në 07 Qershor, 2018 18:30

Opozita do ta interpretonte si takim të ambasadorit amerikan me vëllain e një trafikanti droge, vizitën në zyrë dhe më pas lëvizjen me të njëjtën makinë të Donald Lu-së dhe Fatmir Xhafës. Në gjuhën politike vizita të tilla përkthehen në mesazhe të qarta mbështetje për atë që shfaqet në krah të ambasadorit.

Serbia merr mbështetjen e tre vendeve për hyrjen në BE

Postuar në 09 Dhjetor, 2017 13:47

Mbështetje për përshpejtimin e procedurave të hyrjes se Serbisë në BE kërkoi Presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë takimit me kryeministrat e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në Beograd. Bashkëpunimi i katër vendeve dhe presidenca bullgare do të na japë një mundësi të nxjerrim në pah  idetë e përbashkëta për të ardhmen e Ballkanit, bazuar në "Agjendën e Selanikut" të vitit 2003”-tha kryeministri grek, Aleksis Tsipras pas takimit katërpalësh.

Konfindustria mbështet vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël

Postuar në 08 Tetor, 2017 18:10

Konfederata e Industrive mbështet nismën e qeverisë per shtrirjen e tatimit të vlerës së shtuar ne biznesin e vogël. Sipas saj, shtriria e TVSH në të gjitha hallkat e biznesit është e domosdoshme për formalizimin e gjithë ekonomisë së çdo vendi normal, aq më shumë në Shqipëri ku shkalla e informalitetit arrin deri në pothuaj 50% të PPB. Konfindustria e vlerëson si një hap i duhur, që në qoftë se do të zbatohet me sukses do të ketë vlera afatgjata për ekonominë kombëtare dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.

Cilët janë politikanët europianë që mbështesin Maduron?

Postuar në 12 Gusht, 2017 10:39

Në listën e gjashtë mbështetësve fanatikë të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, renditen udhëheqë politikë nga vende të Europës. Revista  Politico veçon kryeministrin grek, Aleksis Tsipra, që sipas saj ishte një nga politikanët e paktë evropianë që kishin shkuar në varrimin e Hugo Chavez.  "Dikur e cilësonte Venezuelën si një model antikapitalist dhe kolegët e tij thonë se Chavez është një nga heronjtë e tij, edhe për arsyen se ka lindur në të njëjtën ditë me të (28 korrik)", shkruan revista. 

Tony Blair kërkoi shkrim në gazetë nga Klinton si mbështetje

Postuar në 03 Shtator, 2015 11:46

Ish-kryeministri britanik Tony Blair i ka kërkuar ish-presidentit amerikan, Bill Klinton që të shkruante një artikull në gazetë, për të mbështetur kandidaturën e tij (e cila nuk kishte shumë shpresa) për presidencën e Këshillit Europian, sipas asaj që del nga emailet e lëshuar rishtaz. Ish kryeministri britanik dëshironte që ish presidenti i SHBA të shkruante një artikull mbështetës për “cilësitë e tij personale” që e bënin kandidatin më të mirë.
Emaili ishte një prej 7000 mesazheve të bërë publikë të HIlari Klintonit dhe që i përkasin kohës kur ajo ishte Sekretare Shteti.

Subscribe to RSS - mbështetje