Serbia merr mbështetjen e tre vendeve për hyrjen në BE
Mbështetje për përshpejtimin e procedurave të hyrjes se Serbisë në BE kërkoi Presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë takimit me kryeministrat e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në Beograd. Bashkëpunimi i katër vendeve dhe presidenca bullgare do të na japë një mundësi të nxjerrim në pah idetë e përbashkëta për të ardhmen e Ballkanit, bazuar në "Agjendën e Selanikut" të vitit 2003”-tha kryeministri grek, Aleksis Tsipras pas takimit katërpalësh.
“Vetëm përmes bashkëpunimit, solidaritetit dhe respekti për të drejtën ndërkombëtare dhe konventat si ajo e Lozanës ne mund të jetojmë në paqe në rajonin e Ballkanit”-shtoi kryeministri grek.Tsipras tha se është një simbolizëm i veçantë kuarteti me tre vende të BE-së plus Serbinë për të luajtur një rol përcaktues në rajon.
Ndërsa kryeministri bullgar, Bojko Borisov u shpreh optimist se "vendet e rajonit do të ecin përpara në BE, pasi sipas tij “ballkani është pjesë e idesë evropiane”. Nga ana e tij kryeministri rumun Mihai Tudose deklaroi se tre vendet janë të përkushtuara për të ndihmuar Serbinë të hyjë në BE.
http://www.cnn.gr/news/politiki/story/108964/tsipras-me-synergasia-kai-s...
Add new comment