Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: “Prezenca e OSBE-së, duhet të qëndrojë. Dekriminalizimi do të shkojë në Kushtetuese”
Ish-Kryetari i Gjukatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, thotë në një intervistë për gazetën “Shekulli” se kërkesa për largimin e OSBE-së është ekstreme. Sipas tij, Prezenca i “duhet Shqipërisë edhe për disa vjet”. “Ky është qëndrim tërësisht ekstremist. Mendoj se është i shpejtuar, dhe për më tepër është subjektiv dhe nuk duhet përkrahur. OSBE-ja edhe për disa vite duhet të qëndrojë, pasi ne shqiptarët jemi mësuar dhe na pëlqen kujdestaria”, thotë Abdiu.
Fiton Tsipras në Greqi. Opsionet për koalicion: Me Grekët e Pavarur, ose me PASOK
Alexis Tsipras është fituesi i zgjedhjeve të parakohshme greke, duke u konfirmuar kështu si aktori kryesor i skenës politike në fqinjin tonë jugor. Mediat greke raportojnë për një rezultat që shkon në 35% të marrë nga Syriza, ndërkohë që Demokracia e Re ka marrë 28%, kurse Agimi i Artë renditet parti e tretë me 7,2%. Këto janë të dhëna paraprake, por siç shkruan gazeta greke “Protothema”, ky rezultat, nëse konfirmohet zyrtarisht i hap rrugë koalicionit të Syrizas me Grekët e Pavarur të Panos Kammenos.
"Tema” publikon faksimilen: Fatmir Mediu, i dënuar në Milano me 3 vjet burg
Gazeta “Tema” ka publikuar para disa minutash faksimile të atoj që duket një vendim gjyqi nga Gjykata e Milanos, e ku figuron si i dënuar shtetasi me emrin Fatmir Mediu. “Tema” shkruan se është Fatmi Mehdiu, ish-ministri i Mbrojtjes, aleat i ngushtë i Partisë Demokratike, tellallja kryesore e dekriminalizimit. Tani faksimilja është një fakt që publikohet, e që do të kërkojë një deklaratë sqaruese nga Fatmir Mehdiu, që akuzohet. Kuptohet nëse zotëria do ta shikojë të dobishme që të sqarojë opinionin.
Vizioni i Jeff Bezos: Njerëz që jetojnë e punojnë në orbitë
Drejtuesi i Amazon, Jeff Bezos, ka bërë një parashikim që përafron science fiction me realitetin. Miliona njerëz që jetojnë në orbitë, mundësuar kjo nga ndërtimi i platformave lëshuese shumë më moderne. Bezos ka krijuar kompaninë Blue Origin për këtë qëllim dhe do të investojë përmes saj, 200 milionë dollarë, në ndërtimin e një platforme lëshimi në Cape Canaveral. “Vizioni ynë sheh njerëz që jetojnë dhe punojnë në orbitë. Kemi rrugë të gjatë për të bërë”, tha Bezos gjatë një interviste 30 minutëshe në Florida.
SHBA rishikon planet rezervë. Në konsideratë konflikti me Rusinë, me apo pa NATO
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rifutur në axhendë përgatitje për një konflikt të armatosur me Rusinë. Revista “Foreign Policy” shkruan se kjo është hera e parë që nga Lufta e Ftohtë, që SHBA po merr në konsideratë përballjen e armatosur me Moskën. “Duke patur parasysh mjedisin e sigurisë, veprimet e Rusisë, është bërë e qartë se ne kemi nevojë të përditësojmë planet që kemi në përgjigje të ndonjë agresioni të mundshëm ndaj një vendi aleat në NATO”, citon FP një zyrtar të lartë të Departamentit të Mbrojtjes.
Ministri i Brendshëm del nga heshtja verore
Pasi vetë kryeministri doli në konferencën me policinë dhe vlerësoi maksimalisht punën e saj në luftën kundër trafikut të drogës, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po shfaqet më i shpenguar në reagimet e veta. “Duhet te kisha falenderuar PD qe heret ne mengjes, por s’besoj merziten ti falenderoj pak me vonese per sherbimin e vyer qe po kryejn duke i bere jehone te perditshme sukseseve te Policise se Shtetit. Me shume mirenjohje per Shqupistat”, shkruan ai sot në përgjigje të një deklarate të Edi Palokës nga PD.
Kinema apo stadium? Masa ekstreme për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Federata Shqiptare e Futbollit dhe strukturat që do të mbikëqyrin ndeshjen Serbi-Shqipëri kanë menduar ashpërsimin e masave. Kështu sipas “Mapo” “veprimet e paligjshme të tifozëve në ndeshjen Shqipëri-Serbi, ka gjasa të konsiderohen akte terroriste, duke bërë që fajtorët të dalin përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të marrin ndëshkime ekzemplare”.
“Nuk di të kem parë një opozitë me kaq shumë fat me gabimet e qeverisë. Por opozita nuk ka qenë kaq dobët as në 1997-ën”
Pandeli Majko, deputet i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër shkruan sot për qëndrimin e opozitës e cila sipas tij, nuk po di të përfitojë nga gabimet e qeverisë. Majko del hapur në pozicion kritik kur thotë se “nuk di të kem parë një opozitë që të gëzojë kaq shumë fat me gabimet e qeverisë”. Por Majko shton se opozita nuk është në lartësinë e detyrës dhe ky është fati i qeverisë. “Si rregull, qeveritë fajësohen sidomos për ekonominë kurse opozita është përgjegjëse për debatin politik me të cilin ndërton paralelisht një moral në “pritje” të vendimit të publikut në zgjedhjet e rradhës.
TAP do të ketë pika dalëse dhe hyrëse edhe për eksportin e gazit shqiptar
Qeveria shqiptare ka ecur përpara me projektet për gazin dhe furnizimin e vendit. Në një intervistë për revistën “Monitor”, drejtori i Drejtorisë së Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, thotë se ka nisur tanimë hartimi i Masterplanit të Gazit.
Kandidati për President i SHBA, Trump: “Nuk e kam problem një musliman në kabinetin tim”
Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale Donald Trump mbetet lajmi kryesor nga kjo fushatë. Pak ditë më parë ai u vu në qendër të debatit pasi në Neë Hampshire nuk korrigjoi një qytetar që tha se Obama është musliman. Më herët ai ka folur shumë ashpër kundër imigracionit klandestin me fjalë të papërshtatshme për hispanikët.