Kinema apo stadium? Masa ekstreme për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Postuar në 20 Shtator, 2015 13:27

Federata Shqiptare e Futbollit dhe strukturat që do të mbikëqyrin ndeshjen Serbi-Shqipëri kanë menduar ashpërsimin e masave. Kështu sipas “Mapo” “veprimet e paligjshme të tifozëve në ndeshjen Shqipëri-Serbi, ka gjasa të konsiderohen akte terroriste, duke bërë që fajtorët të dalin përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të marrin ndëshkime ekzemplare”. “Për të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar rëndësinë e ndeshjes, duhet të dijnë se çdo veprim i paligjshëm edhe sado i vogël që të jetë, do të cilësohet si “akt terrorist” dhe “cenim i sigurisë kombëtare”, vijon gazeta që llogarit edhe ndëshkimin: “Në këto kushte ai që do të guxojë të kryejë ndonjë vepër penale, me apo pa dron, do të përballet me gjykatën e krimeve të rënda dhe 15 vitet burg i ka të garantuara”. Nuk dihet cilat janë arsyet për këtë ekzagjerim, por nuk ëshë e qartë akoma se çfarë ndodh nëse tifozët serbë do të provokojnë akte dhune. 

http://www.mapo.al/2015/09/federata-luan-mendsh-ja-denimet-per-tifozet-e...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.