TAP do të ketë pika dalëse dhe hyrëse edhe për eksportin e gazit shqiptar
Qeveria shqiptare ka ecur përpara me projektet për gazin dhe furnizimin e vendit. Në një intervistë për revistën “Monitor”, drejtori i Drejtorisë së Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, thotë se ka nisur tanimë hartimi i Masterplanit të Gazit. “Nga njëra anë është mundësia e ardhjes së gazit nëpërmjet tubacioneve të TAP dhe nga ana tjetër ajo e përdorimit. Falë një investimi prej 1.1 milionë eurosh i “Western Balkans Investment Frameëork” (ËBIF) ka nisur zyrtarisht më datë 2 qershor hartimi i Masterplanit të Gazit në Shqipëri, ndërsa një muaj më vonë (më datë 2 korrik) u paraqit një raport paraprak. Bazuar edhe nga puna e bërë mund të themi se në qershor të vitit 2016, do të përfundojë hartimi i masterplanit, ndërsa në tetor të po këtij viti, përfundon edhe plani që do të identifikojë projektet prioritare që do të vlerësohen nga konsulenti si të tilla për krijimin e tregut të gazit në Shqipëri”, thotë Spahiu. Ai shton edhe se qeveria mendon që nëse do të zbulohet gaz natyror në Shqipëri, “ai duhet të trajtohet tërësisht në Shqipëri”. “Një tjetër moment është ai i zbulimit të gazit nga kompanitë Petromanas dhe Shell, sikundër ka edhe disa zona të tjera gazmbajtëse, ndaj dhe ne kemi kërkuar nga konsulentët që të vlerësohen edhe potencialet prodhuese në vend. Pra, nëse bëhet një zbulim komercial i gazit natyror, atëherë ai duhet të trajtohet tërësisht në Shqipëri, duke u vlerësuar edhe si eksport. Në këto kushte, gazsjellësi TAP do të ketë pika dalëse, por edhe hyrëse”, thotë Spahiu.
Add new comment