"Tema” publikon faksimilen: Fatmir Mediu, i dënuar në Milano me 3 vjet burg
Gazeta “Tema” ka publikuar para disa minutash faksimile të atoj që duket një vendim gjyqi nga Gjykata e Milanos, e ku figuron si i dënuar shtetasi me emrin Fatmir Mediu. “Tema” shkruan se është Fatmi Mehdiu, ish-ministri i Mbrojtjes, aleat i ngushtë i Partisë Demokratike, tellallja kryesore e dekriminalizimit. Tani faksimilja është një fakt që publikohet, e që do të kërkojë një deklaratë sqaruese nga Fatmir Mehdiu, që akuzohet. Kuptohet nëse zotëria do ta shikojë të dobishme që të sqarojë opinionin. Por “Tema” shton edhe këtë element: “Meqë Partia Demokratike po këmbëngul në shenjat e gishtave, mund të çekojë në Ministrinë e Jashtme se mos zoti Mediu për një kohë të gjatë nuk ka udhëtuar me pasaportë me emrin Fatmir Mediu, por Fatmir Mehdihoxha. Biles së paku në një udhëtim në SHBA me Sali Berishën në janar të vitit 2005, ka qenë me këtë emër”. Materiali përbën interes publik, sepse shton një fakt të ri, cilësor, në debatin për dekriminalizimin. Ndaj menduam ta botojmë edhe në “ResPublica”. Duke e marrë të vërtetë, natyrshëm lindin dy pyetje: pse vallë PS-ja nuk e ka përmendur kurrë këtë argument në debatin e tanishëm, por është ndalur vetëm tek Arben Ristani? Së dyti, Mehdiu gëzon një farë reputacioni, si njeri me lidhje në admistratat amerikane. Dhe këtu mendja na shkon se me dosje operojnë edhe partnerët, që gjithsesi e kanë hapur procesin. Këto dhe faktet që shohim përditë janë të dhëna të një realiteti alarmant ku qytetarët nuk kanë asnjë peshë në vendimmarrje.
Add new comment