Fiton Tsipras në Greqi. Opsionet për koalicion: Me Grekët e Pavarur, ose me PASOK

Postuar në 20 Shtator, 2015 22:03

Alexis Tsipras është fituesi i zgjedhjeve të parakohshme greke, duke u konfirmuar kështu si aktori kryesor i skenës politike në fqinjin tonë jugor. Mediat greke raportojnë për një rezultat që shkon në 35% të marrë nga Syriza, ndërkohë që Demokracia e Re ka marrë 28%, kurse Agimi i Artë renditet parti e tretë me 7,2%. Këto janë të dhëna paraprake, por siç shkruan gazeta greke “Protothema”, ky rezultat, nëse konfirmohet zyrtarisht i hap rrugë koalicionit të Syrizas me Grekët e Pavarur të Panos Kammenos. Të dyja forcat mund të arrijnë në 153 vende në Parlament, por Tsipras nuk ka përjashtuar edhe një koalicion me PASOK. I pari që e uroi Tsipras ishte presidenti francez Holande, që e cilësoi rikonfirmimin e kryeministrit grek si një sukses. Grekët kanë votuar kështu për masat e propozuara nga Gjermania, në një votim që nuk jepte asnjë rrugëdalje tjetër, sa kohë manovra e Tsiprasit pas referendumit i la partitë e tjera pa argument. Ndonëse devijoi plotësisht nga premtimi fillestar, Tsipras fitoi si aktor që mbajti iniciativën në një vend që pranon kështu të nënshtrohet ndaj propozimeve gjermane, të cilësuar përndryshe si poshtëruese. 

 

http://en.protothema.gr/syriza-anel-set-to-work-together-again/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.