Lajme
Mesazh nga Hungaria: Për në Gjermani, rruga më e shkurtër shkon nga Kroacia apo Sllovenia(video)
Kryebashkiaku i qytetit hungarez, Asotthalom, në kufirin serbo-hungarez ka postuar një video në Youtube. Mesazhi shkon për refugjatët: Mos ejani në Hungari. "Hungaria është një zgjedhje e keqe. Asotthalom më e keqja", thotë kryebashkiaku.
Stanislav Petrov, oficeri rus që shpëtoi botën
Në 27 gusht të këtij viti, ish-oficeri i ushtrisë ruse Stanislav Petrov u fotografua përpara shtëpisë së tij. Emri i tij ndoshta nuk thotë shumë, por për disa në perëndim njihet se njeriu që shpëtoi botën. Ky është edhe titulli I filmit që do të shfaqet premierë të premten, ku rrëfehet historia tronditëse e Stanislav Petrov, i cili mori vendimin për të mos shtypur butonin që do të dërgonte raketa bërthamore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Intervista/"Publikimi i raportit të OSBE-së, kriminal. Nuk ishte konfidencial". A po gënjen kryeministri?
Dekriminalizimi mbizotëroi seancën parlamentare edhe këtë të enjte, ku opozita akuzoi mazhorancën dhe kryeministri Edi Rama se po përpiqet ta anashkalojë këtë proces, pas prezantimit të një drafti paralel me atë të demokratëve nga ana e Qeverisë.
Por dekriminalizimi nuk është e vetmja sfidë aktuale e kësaj mazhorance. Informaliteti, reformat dhe ekonomia janë sfida të vështira. Për të folur për të gjitha këto dhe për të tjera çështje të aktualitetit politik, këtë të enjte në Top Story me gazetarin Sokol Balla, ishte i ftuar kryeministri Rama.
Intervista
Një ëngjëll i zhveshur nga Suedia për Victoria Secret
Elsa Hosk është modelja që u është bashkuar “ëngjëjve” të Victoria Secret me një fizik për t’u admiruar. Ajo ka pozuar për revistën GQ, edicioni i Meksikës, duke shfaqur format e saj seksi dhe joshëse.
1 milionë luftëtarë nga Jemeni gati të sulmojnë Arabinë Saudite(?!)
Middle East Monitor, raporton se rreth 1 milionë luftëtarë jemenitë janë mbledhur në kufi me Arabinë Saudite dhe po përgatiten për ta sulmuar. “MEM” i referohet një gazete iraniane, “Kayhan” e cila pretendon se burime nga terreni japin këto informacione. Irani ka interes direkt në konfliktin në Jemen, ku janë angazhuar sauditët, për shkak të komunitetit shiit që jeton aty. Edhe ky përqendrim forcash, nga fise të Jemenit, synon siç shkruan “MEM, të zhvendosë konfliktin nga Jemeni. Një zëdhënës i ushtrisë së Jemenit, Sharaf Ghalib Luqman.
Rama me ndërgjegjie të qetë: Doshin, Ndokën dhe Prengën do t’i kandidoja sërish
Kryeministri Rama ka hequr çdo përgjegjësi nga vetja për përfshirjen në listat e deputetëve të Partisë Socialiste emrave si Tom Doshi, Armando Prenga apo Arben Ndoka, duke thënë se do të bëntë të njëjtën gjë nëse do të kthehej pas në kohë. I ftuar në emisionin Top Story Rama tha se nuk mund të ishte profet për të parashikuar devijimin e deputetëve nga rruga e ligjit.
Agimi i Artë merr përgjegjësinë për vrasjen e aktivistit të majtë
Dy vjet pas vrasjes së aktivitit të majtë Pavlos Fisas, Agimi i Artë ka marrrë përgjegjësinë politike për aktin kriminal të kryer nga një anëtar i saj në 18 shtator të vitit 2013. Kreu i Partisë të ekstremit të djathtë, Mihalis Mihalolakos në një intervistë radiofonike deklaroi se Agimi i Artë merr përgjegjësinë politike për vrasjen e këngëtarit majtist 36-vjeçar, por sipas tij s’ka pse të mbajë asnjë përgjegjësi penale për aktin kriminal të aktivistit të saj.
A ka përplasje mes SHBA dhe Edi Ramës? Raport domethënës i misionit amerikan në OSBE dhe mbështetje për Raunig
Në kulmin e debatit për dekriminalizimin dhe mosdakordësisë mes qeverisë dhe opozitës për variantin që do marrë miratimin e parlamentit Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Shqipëria të bëja hapa konkretë sa i përket dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi duke kërkuar nga palët që të mos mjaftohen me deklarata. Në deklaratën e misionit amerikan në OSBE që analizoi raportin e zgjedhjeve në Shqipëri thuhet se “SHBA inkurajon qeverinë dhe parlamentin e Shqipërisë t’i qendrojnë angazhimit për ta bërë përparësi, reformën në drejtësi, me vepra dhe jo me fjalë”.
U premtua: "Nga fillimi i 2015-ës, taksa e transportit me Italinë do të ulet". Sot Asgjë nuk ka ndryshuar
Shkruante gazeta "Shqip" në numrin e saj të datës 7 maj 2014: "Për të mbrojtur interesat e sipërmarrësve të transportit rrugor në Pulia, Italia përdor një ligj të Luftës së Ftohtë, që është dekretuar kundër Shqipërisë komuniste më 1959. Ky ligj vepron vetëm ndaj shoferëve shqiptarë të kamionëve, jo ndaj shteteve të tjera të rajonit. “Transportuesit shqiptarë, për çdo kamion që shkon në Itali, paguajnё dy taksa: taksën e peshës dhe taksën e qarkullimit.
Arritje e qeverisë sipas Panaritit rritja e cilësisë së rrushit
Një nga arritjet e sivjetshme të qeverisë është rritja e cilësisë së rrushit dhe perimeve. Nuk e thonë studime apo statistika, por sondazhe që Ministria e Bujqësisë thotë se ka kryer tek konsumatorët e huaj. Ndonëse nuk jep detaje si është zhvilluar ky sondazh, ministri Bujqësisë, Edmond Panariti shpjegon se si rrjedhojë e një kontrolli më rigoroz mbi cilësinë e farave dhe të fidanëve, por edhe të inputeve bujqësore të përdorura në procesin e prodhimit, këtë vit është rritur ndjeshëm cilësia e perimeve dhe frutave si në paraqitje ashtu dhe në shije.