Agimi i Artë merr përgjegjësinë për vrasjen e aktivistit të majtë
Dy vjet pas vrasjes së aktivitit të majtë Pavlos Fisas, Agimi i Artë ka marrrë përgjegjësinë politike për aktin kriminal të kryer nga një anëtar i saj në 18 shtator të vitit 2013. Kreu i Partisë të ekstremit të djathtë, Mihalis Mihalolakos në një intervistë radiofonike deklaroi se Agimi i Artë merr përgjegjësinë politike për vrasjen e këngëtarit majtist 36-vjeçar, por sipas tij s’ka pse të mbajë asnjë përgjegjësi penale për aktin kriminal të aktivistit të saj. Ai pranoi se të gjitha forcat politike kanë patur grupime ekstremiste që kanë kryer akte dhune dhe akuzoi sistemin politik dhe atë mediatik se ka në shënjestër vetëm Agimin e Artë. E gjithë elita drejtuese e Agimit të Artë është nën akuzë për krijimin e organizatës kriminale, e megjithatë partia e ekstremit të djathtë renditet e treat në sondazhet paraelektorale për zgjedhjet e 20 shtatorit, ndonëse me diferencë nga dy partitë e mëdha.
Add new comment