Lajme
Pa kupon tatimor, pa kartë identiteti. Ku jetojmë?
Fushata kundër informalitetit dhe evazionit po kap kufijtë e të drejtave në Shqipëri, duke shpalosur si filozofi terrorin ndaj qytetarëve. “Monitor” shkruan se “në dy ditët e fundit, individët të cilët, krahas mallrave të ndyshme (kryesisht ushqimore) nuk kanë qenë të pajisur me kuponin tatimor, të ndaluar nga tatimorët janë detyruar të dorëzojnë kartën e tyre të identitetit, si penalizim”. “Burime nga Tatimet pohojnë për “Monitor”, se kjo është pjesë e procedurës normale të punës, pasi që individi të paguajë gjobën sipas ligjit, nevojitet identifikimi i tyre”, vijon raportimi.
Video/3 milionë irakenë të zhvendosur për shkak të ISIS(video)
Dekriminalizimi, opozita: Parlamenti është prioriteti. A është projektligji i qeverisë një manovër?
“Dekriminalizimi duhet të arrihet sipas marrëveshjes së dhjetorit. Dekriminalizimi i parlamentit është prioritet i opozitës”. Kështu tha pas takimit me ambasadorin amerikan Donald Lu, kreu i PD-së, Lulzim Basha. Qeveria ndërkohë ka propozuar një projektligj i cili soç u shpreh Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, i jep fund komisionit të Dekriminalizimit. E për ata që kanë qarkulluar tezën e përplasjes Berisha-Basha, duket se nuk ka edhe aq lajme të mira.
Foto/Ndërtimi i bazës ushtarake në Detin e Kinës Jugore, po shkatërron një nga rajonet koralore për të pasura
Ndërtimi i një baze ushtarake kineze në Detin e Kinës Jugore, dëshmojnë ndër të tjera edhe shaktërrimin e një nga rajoneve koralore më biodiverse në botë. Për disa, ky është shkatërrimi më i shpejtë i një rajoni koralor nnë historinë njerëzore. “Ne kemi dështuar në mëyrë të turpshme”, thotë për “The Guardian” prof. John McManus, një biolog i njohur që ka analizuar disa imazhe satelitore të zonës ku Kina po ndërton bazën ushtarake.
Studentët, vezë mbi sekretarin e Përgjithshëm të MAS dhe makinën e Ilir Beqjas
Projektligji për Arsimin e Lartë, që prej kundërshtarëve thuhet se favorizon subjekte private, vijon të provokojë reagime. Ai do të diskutohet sot në seancë plenare e me këtë rast disa studentë kanë “zënë pritë” para sallës së seancave plenare. Studentët kanë qëlluar me vezë sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca dhe makinën e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. “Shqiptarja.com” raporton se ka patur konfrontime fizike me forcat e rendit.
Zbulohet një det uji sa Egjipti nën shkretëtirën e Xinjiang(Taklamakan) në Kinë
Një det uji me përmasat e Egjiptit është zbuluar nga shkencëtarët kinezë. Ky rezervuar gjigand ndodhet nën shkretëtirën Taklamakan të Kinës, në rajonin veripërëndimor të Xinjiang. Shkencëtarët po bënin matje për absorbimin e dioksidit të karbonit dhe ranë në gjurmë të ujit. Sasia mendohet të jetë shumë e madhe dhe sipas asaj që thotë prof. Li Yan i Institutit të Ekologjisë dhe Gjeografisë në Xinjiang, uji është i kripur.
Lu, takim me Lulzim Bashën dhe Oerd Bylykbashin
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është aktualisht në një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzm Basha dhe deputetin Oerd Bylykbashi, kryetar i Komisionit për Dekriminalizimin. Nuk dihen arsyet zyrtare të vizitës, por një ditë më parë qeveria propozoi një projektligj për dekriminalizimin. Ambasada amerikane në Tiranë është investuar në vetë të parë për këtë proces, duke nisur që me thirrjet në zgjedhjet lokale, ku nga PS-ja kandiduan njerëz me të shkuar problematike.
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=317773
Spartak Braho: Piro Ahmetaj, këshilltari i Presidentit ka qenë spiun. Pseudonimi: “Shkodrani”
Spartak Braho, deputet dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, thotë se Piro Ahmetaj, këshilltari i Presidentit Bujar Nishani, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. “Ndërsa lidhjet me Sigurimin e Shtetit të zotit Pirro, i ka ditur mirë Safet Zhulali, i cili ka pasur rastin të trajtojë “Shkodranin” kur ishte ministër i Mbrojtjes,” tha Braho. Piro Ahmetaj është gjeneral brigade në një vend si Shqipëria që ka një ushtri që vërtet ka nevojë për gjeneralë.
Shënim: Zhgënjim kuptimplotë me fakte e prova..
Mënyra sesi kryeministri na lajmëroi nga Italia se sapo të kthehej do të na provonte me fakte kuptimplota se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqiperi, krijoi ja pak pritshmëri në opinionin publik, që besoi se kryeministri diçka di që flet shkurt dhe me kaq siguri.
Ndoshta edhe të suprimuar nga fakti që Edi Rama ishte në Itali dhe italianët mund ‘ti kishin konfiduar ndonjë sekret hetimor që implikonte ish-funksionarë të qeverisë të mëparshme në trafikun e drogës u krijua ideja se kryeministri do fliste me emra dhe me fakte të dokumentuara.
Shqipëria, humbësja e Samitit të Vjenës. Nga 24 projekte të përzgjedhura, përfitoi vetëm 1
Pala shqiptare përfitoi më pak nga të gjitha nga financimet e BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit. Samiti i Vjenës i mbajtur në gusht të këtij viti, i ka akorduar Shqipërisë financime për vetëm një projekt dhe kjo për shkak të propozimeve që bëri vendi ynë dhe aftësisë për të qenë tërheqës. Në një intervistë për “Monitor”, Geri Selenica, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, Shqipëria nuk është veçse një humbëse e madhe rajonale.