Shënim: Zhgënjim kuptimplotë me fakte e prova..

Postuar në 17 Shtator, 2015 10:32

Mënyra sesi kryeministri na lajmëroi nga Italia se sapo të kthehej do të na provonte me fakte kuptimplota se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqiperi, krijoi ja pak pritshmëri në opinionin publik, që besoi se kryeministri diçka di që flet shkurt dhe me kaq siguri.
Ndoshta edhe të suprimuar nga fakti që Edi Rama ishte në Itali dhe italianët mund ‘ti kishin konfiduar ndonjë sekret hetimor që implikonte ish-funksionarë të qeverisë të mëparshme në trafikun e drogës u krijua ideja se kryeministri do fliste me emra dhe me fakte të dokumentuara.
U kuptua se kryeministri kishte vendosur të fliste hapur me të gjithë shqiptarët, përmes një transmetimi live në TV. “Neser ne 11.30 te gjithe do te mund te shohin se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogen ne Shqiperi! Prova e fakte kuptimplota Live TV-njoftoi kryeminsitri në Facebook. Por Edi I zhgënjeu të gjithë ata që mendonin se këtë radhë kryeministri do dilte me karta të hapura për të na lënë të gjithëve me gojë hapur.
Edi Rama nuk përmendi as një emër, por foli në emër të të gjithë mëkatarëve të qeverisë së shkuar që sipas tij kanë përfituar miliarda, referuar stinës së korrjeve të hashashit nga policia dhe shifrave të Ministrisë së Brendshme. Janë raporte që policia i përcjell çdo ditë për parcelat e asgjesuara me kanabis dhe këtë shqiptarët e kanë parë me zë dhe figurë live në TV.
Nëse kjo është ajo që di më shumë kryeministri me idenë se do befasonte shqiptarët, populli nuk duket të jetë befasuar nga dëshmitë dhe provat e kryeministrit se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën. Nga kjo qeveri dhe ky kryeministër duket se nuk ka më surpriza, populli mund të flerë i qetë dhe pa ankthe për ato që do i thuhen dhe do i tregohen..
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.