zhgënjim

Ambasadorja gjermane: Rama zhgënjeu pritshmëritë e Merkel

Postuar në 12 Shkurt, 2019 20:36

Kulmi i promovimit politik të Edi Ramës mund të quhet pa frikë mbështetja e kancelares Merkel me vizitën në vitin 2015 në Tiranë. Veç aspektit politik u fol edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në një  Konferencë Ekonomike Gjermano-Shqiptare. Pritshmëritë ishin të mëdha, por 4 vjet mbrapa edhe zhgënjimi është po aq i madh.

Zhgënjimi nga dy star-ët ballkanikë të Rilindjes(Dhe një video e fjalimit në greqisht të Edi Ramës)

Postuar në 04 Nëntor, 2016 11:27

Edi Rama ishte në opozitë kur iu prezantua publikut grek si stari i ri i politikës ballkanike, kjo edhe për meritë të ish-mikut të tij Jorgo Papndreu, që po ashtu si Rama premtoi rilindjen e Greqisë. Papandreu erdhi në Tiranë, Rama shkoi në Athinë për të takuar emigrantët dhe vizioni internacionalist i dyshes premtuese u përcoll nga të dyja palët përmes telekonferencave në shqip dhe greqisht.

Nga zhgënjimi në "ngazëllim" për patriotizmin e Bashës

Postuar në 22 Korrik, 2016 19:04

Deri para nënshkrimit të marrëveshjes për miratimin e reformës në drejtësi, ambasada amerikane më Tiranë, nuk e kurseu gjuhën e drejtëpërdrejtë ndaj Lulzim Bashës, për të cilin tha se ishte e zhgënjyer, pasi çdo herë nxirrte nga një pretendim të ri. Ky raport i ri mes selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Partisë Demokratike vuri në pikëpyetje edhe kohezionin brenda grupit parlamentar demokrat, deputetë u shprehën të shqetësuar për marrëdhëniet e krijuara mes Bashës dhe amerikanëve. Por dje ishte dje dhe sot është sot.

Leze e Preng Frroku i shkruajnë ambasadorit Lu: Po na zhgënjen, informohu para se të flasësh

Postuar në 20 Nëntor, 2015 10:29

Deklarata e ambasadorit amerikan se Arben Frroku u lejua të ikte nga Shqipëria, ndërsa po gjykohej për vrasjen e Dritan Lamajt ka lënë të zhgënjyer prindërit e Frrokut. Preng e Leze Frroku i kanë shkruajtur një letër diplomatit të Shteteve të Bashkuara duke i quajtur deklaratat e tij të nxituara.

Shënim: Zhgënjim kuptimplotë me fakte e prova..

Postuar në 17 Shtator, 2015 10:32

Mënyra sesi kryeministri na lajmëroi nga Italia se sapo të kthehej do të na provonte me fakte kuptimplota se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqiperi, krijoi ja pak pritshmëri në opinionin publik, që besoi se kryeministri diçka di që flet shkurt dhe me kaq siguri.
Ndoshta edhe të suprimuar nga fakti që Edi Rama ishte në Itali dhe italianët mund ‘ti kishin konfiduar ndonjë sekret hetimor që implikonte ish-funksionarë të qeverisë të mëparshme në trafikun e drogës u krijua ideja se kryeministri do fliste me emra dhe me fakte të dokumentuara.

Subscribe to RSS - zhgënjim