Nga zhgënjimi në "ngazëllim" për patriotizmin e Bashës
Deri para nënshkrimit të marrëveshjes për miratimin e reformës në drejtësi, ambasada amerikane më Tiranë, nuk e kurseu gjuhën e drejtëpërdrejtë ndaj Lulzim Bashës, për të cilin tha se ishte e zhgënjyer, pasi çdo herë nxirrte nga një pretendim të ri. Ky raport i ri mes selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Partisë Demokratike vuri në pikëpyetje edhe kohezionin brenda grupit parlamentar demokrat, deputetë u shprehën të shqetësuar për marrëdhëniet e krijuara mes Bashës dhe amerikanëve. Por dje ishte dje dhe sot është sot. Lulzim Basha nga një politikan që zhgënjeu amerikanët dhe rrezikonte të përfshihej në listën e zezë të Presidentit amerikan, tashmë ka marrë vlerësimin nga SHBA se u tregua një patriot i madh për vendin. Të paktën kështu pretendon Partia Demokratike, që përmes një njoftimi për shtyp raportoi se kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha zhvilloi nje bisede telefonike me Ndihmëssekretaren amerikane te Shtetit, Viktoria Nuland e cila shprehu përgëzimet e saj për arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi.
“Me qëndrimet dhe veprimet e tua ke dëshmuar se je një patriot për vendin dhe interesat e tij iu drejtua Nuland, Bashës”, thuhet ne komunikaten e shperdare nga PD. Më te nënvizohet se Ndihmessekretarja amerikane theksoi se ky sukses nuk do të kishte qene i mundur pa lidershipin e treguar nga Basha. Nga ana tjetër Basha shprehu vleresimin e jashtezakonshem dhe mirënjohjen për Ambasadorin Donald Lu i cili ka luajtur një rol kyç ne këtë proces te gjate, te mundimshem dhe te veshtire", thuhet në njoftim.
Add new comment