Zhgënjimi nga dy star-ët ballkanikë të Rilindjes(Dhe një video e fjalimit në greqisht të Edi Ramës)
Edi Rama ishte në opozitë kur iu prezantua publikut grek si stari i ri i politikës ballkanike, kjo edhe për meritë të ish-mikut të tij Jorgo Papndreu, që po ashtu si Rama premtoi rilindjen e Greqisë. Papandreu erdhi në Tiranë, Rama shkoi në Athinë për të takuar emigrantët dhe vizioni internacionalist i dyshes premtuese u përcoll nga të dyja palët përmes telekonferencave në shqip dhe greqisht.
Në fakt dashamirësia e Edi Ramës për shokët socialistë të PASOK-ut dhe mbështetja për Jorgon si njeriu që i duhej Greqisë kapërceu çdo modesti, aq sa kryetari i Partisë Socialiste iu drejtua në greqisht kongresit të partisë simotër në Greqi për të ecur përpara me vizionin e Rilindjes. Për sinergji apo konjukturë PASOK zgjodhi Papandreun për drejtimin e vendit, por në krye të dy viteve partia e tij e çoi vendin në krizën më të rëndë financiare dhe elektoralisht e zbriti nga parti e parë në 5%.
Jorgua ishte i pari që zhgënjeu grekët. I dyti që po i zhgënjen është edhe stari tjetër i Ballkanit, Edi Rama, i cili fillimisht krijoi iluzione me atashimin e tij internacionalist, çka më pas u vërtetuan si broçkulla politike që u duatrokitën para kohe. Tani janë kohë të reja, zakone të reja!
Add new comment