Lajme
Mbaron mishi në Pezë, Erion Veliaj: Do bëjmë atë që askush nuk e ka bërë më parë, do porosisim paidhaqe për të gjitha forcat politike.
Mbaron mishi në Pezë, Erion Veliaj: Do bëjmë atë që askush nuk e ka bërë më parë, do porosisim paidhaqe për të gjitha forcat politike.
Nishani: Shteti po heton jetën time private, s’kam besim te drejtësia
Dukshëm i dobësuar dhe i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dalë me një deklaratë suprizë në emisionin “Opinion” ku ka deklaruar se individë brenda institucioneve shtetërore janë angazhuar për të hetuar jetën e tij private. “
Video/"Vdekja" e kometës Kreuz e tërhequr nga Dielli
Pamjet janë kapur nga NASA/ESA Solar/Heliospheric Observatory. Mendohet që kometa kamikaze është Kreuz.
Foto/E dashura e Robert Pires bën plazh nudo në Mykonos
Janë 12 vjet bashkë dhe duken më të dashuruar se kurrë. Ish-futbolisti i Arsenalit, Robert Pires është fotografuar me të dashurën e tij të zemrës Jessica Lemarie në ishullin Mykonos të Greqisë, e cila ka preferuar të bëjë plazh nudo dhe të nxjerrë në pah hiret e saj.
Rama, shfaqet ekzotik për italianët: Me gjyshe veneciane dhe pasardhës katolik
Gazeta italiane “Corriere Della Sera”, edicioni barez I ka kushtuar një shkrim kryeministrit shqiptar Edi Rama, të cilin e përshkruan si shumë ekzotik për cilësitë e tij të veçanta nga gjyshja veneciane e deri tek fëmija I fundit, i pagëzuar si katolik.
"Gazzetta del Mezzogiorno": Shqipëria vend pa sindikata, çfarë i japim në këmbim të ujit
Dy ditë më parë kryeministri shqiptar Edi Rama bëri publike nga Pulja ambicjen e qeverisë shqiptare për të krijuar një shoqëri shumëkombëshe mes Shqipërisë e Italisë për shfrytëzimin e burimeve ujore të Shqipërisë nga rajoni i Puljas. Po çfarë do marrë në këmbim Shqqipëria? "Gazzetta del Mezzogiorno" i është referuar takimit mes Edi Ramës dhe guvernatorit të Puljas Michele Emiliano, duke zbardhur edhe detaje të bisedës dhe asaj çka do të përfitojë Shqipëria nga një projekt i tillë.
Vjen krisja e parë e koalicionit PS-LSI
Kishte kohë që përflitej për një thyerje të raporteve mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e në veçanti të dy bashkëkryetarëve të mazhorancës, Edi Rama e Ilir Meta dhe ku ka zë nuk është pa gjë.
Përfafaqësues të strukturave të Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës kanë kërkuar rishikimin e funksionimit të koalicionit me LSI-në në një takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura pasditen e së mërkurës në Shkodër, lidhur me analizën e zgjedhjeve të shkuara të 21 qershorit.
Ngjela: Shqipëria po humbet kohë, ky kryeministër nuk e lufton dot krimin
Një nga ish-aleatët e Partisë Socialiste, avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se Shqipëria është në një udhëkryq për shkak të kapjes nga krimi dhe paqartësisë që reflekton qeveria dhe kryeministri për ta luftuar atë.”
Opozita për luftën kundër trafikut: Kryeministri dhe ministri i Brendshëm të bëjnë testin e drogës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit me policinë e Shtetit. Ai i është përmbajtur qëndrimit të opozitës që sheh kriminalizimin e politikës si përgjegjësi të mazhorancës. “Rama ka rekord të qartë se ka caktuar narkotrafikantët në poste, i ka futur në parlament, i ka bërë kryetarë bashkie, emblema janë Roshët, Bushët, Bardhët, Peçët e tjerë që administrojnë territore të tëra me pushtetin që u ka dhënë Edi Rama. Ligji për dekriminalizimin është në parlament, nise me testin e drogës, ti dhe ministri yt.
Ambasadori italian dhe amerikan: Është pakësuar shumë mbjellja e hashashit. Basha: Është rritur kultivimi
Në një konferencë të organizuar sot nga Ministria e Brendshme, si ambasadori italian, ashtu edhe ai amerikan, e quajtën sukses të jashtëzakonshëm operacionin anti-hashash të policisë shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanzia-n. Ambasadori italian tha se, para dy vjetësh në Shqipëri, u mbollën 320-330 hektarë me hashash, ndërsa këtë vit, vetëm 40-50 hektarë, nga të cilët pothuajse të gjitha janë shkatërruar nga policia. Ambasadori amerikan theksoi se mbjellja e hashashit është pakësuar shumë në dy vitet e fundit.