Vjen krisja e parë e koalicionit PS-LSI
Kishte kohë që përflitej për një thyerje të raporteve mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e në veçanti të dy bashkëkryetarëve të mazhorancës, Edi Rama e Ilir Meta dhe ku ka zë nuk është pa gjë.
Përfafaqësues të strukturave të Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës kanë kërkuar rishikimin e funksionimit të koalicionit me LSI-në në një takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura pasditen e së mërkurës në Shkodër, lidhur me analizën e zgjedhjeve të shkuara të 21 qershorit.
Deputeti i ngarkuar për Qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati kërkoi të rishihen raportet në koalicionin e majtë. “Të shohim raportet ne koalicion, sa është respektuar marrëveshja dhe se si ka funksionuar.
Nuk kemi një strukture ekstra për emërimet, por duhet te kemi një tryeze të përbashkët për të parë së çfarë nuk ka funksionuar”,-ka thënë Bushati.
Deputeti i PS-së në këtë qark, Paulin Sterkaj është shprehur se në Shkodër socialistët humbën në mënyrë qesharake dhe se strukturat e saj janë në një situatë të keqe. Sterkaj shtoi gjithashtu se mbledhja e PS-së nuk bëhet për çështjen e punësimeve në administratë, por për strukturat e partisë. “Shumë njerëz marrin trofe dhe thonë unë, por duhet të përfitojnë ata që kanë kontributin maksimal. Administrata në Shkodër është bërë me njohje dhe lidhje dhe jo kontribute, në darkë me Keti Bazhdarin, në 3 te natës me Tom Doshin dhe të nesërmen me Agron Çelën”-ka thënë Sterkaj. Përplasje mes LSI-së dhe PS-së ka patur edhe në Dibër, ku drejtues lokalë të partisë së Olir Metës janë të pakënaqur me postet e marra pas zgjedhjeve lokale të qershorit. Kreu i LSI-së në Dibër, Beqir Bici thotë se strukturat e LSI-së janë përjashtuar nga postet dhe nuk u është dhënë asnjë njësi administrative për të drejtuar.
http://www.balkanweb.com/site/percahen-ps-lsi-diber-bici-kryebashkiaku-s...
Add new comment