Nishani: Shteti po heton jetën time private, s’kam besim te drejtësia
Dukshëm i dobësuar dhe i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dalë me një deklaratë suprizë në emisionin “Opinion” ku ka deklaruar se individë brenda institucioneve shtetërore janë angazhuar për të hetuar jetën e tij private. “
Kanë angazhuar institucione shtëtërore për të hetuar jetën private të presidentit të Republikës. Jeta ime private ëshjtë qelibar, unë e kthej kokën pas me shumë krenari. Të gjithë këta individë që janë përfshirë në këtë çështje kanë bërë një gabim fatal. Ka dëshmi ka prova dhe drejtësia herët a vonë do të veprojë”- deklaroi Nishani.
Ai tha se nuk dyshonte që pas këtyre përgjimeve të ishte kryeministri Rama dhe shtoi se nuk ia kishte shprehur këtë shqetësim as kryeprokurorit LLalla për shkak të mosbesimit në sistemin e drejtësisë.
“Për aq sa ç'mund të ofroj në situatën që drejtësia të reflektojë një angazhim të pavarur kam qenë i rezervuar me prokurorin”-theksoi presidenti.
Në intervistën për “Opinion” Nishani” tha se kryeministri Rama e ka trajtuar si armik dhe iu përgjigj akuzave se kur ishte ministër i Brendshëm kishte rekorde të ulëta në luftën kundër trafikut dhe bandave të drogës. “Kur kam qenë unë ministër bandat e dinë mirë se me çfarë janë përballur. Tani hartate kanabisit është zgjeruar shumë”-deklaroi Nishani.
Add new comment