Bujar Nishani
Ditë zie kombëtare për Nishanin, ky vetëm respekt nuk është
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka propozuar sot një vendim të cilin Këshilli i Ministrave e ka miratuar.
Në nderim të ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, dita e enjte, 2 qershor 2022, shpallet ditë zie kombëtare.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, datë 2.6.2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.
Ndahet nga jeta ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani
Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ndërruar sot jetë në moshën 56 vjeçare. Ai kaloi një moment traumatik gjatë pandemisë që duket se degjeneroi më tej simptomat dhe gravitetin e një sëmundjeje autoimmune nga e cila thuhet se vuante prej disa kohësh. Nishani ishte një figurë modeste e politikës shqiptare, por që ia doli të ruante veten të panjollosur nga llumi i akuzave për korrupsion dhe humbje ekuilibri, ndonëse ishte pjesë e vendimmarrjes kryesore.
Ish-presidenti: Jemi të gjithë në rrezik nga droga
Ish – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shprehet se siguria kombëtare është në rrezik nga trafiku i drogës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, z. Nishani interpreton rastin e kapjes së 613 kg kokainë në Durrës si tregues se Shqipëria është shndërruar në trampolinë të droga e të rënda.
Ata që e kanë studiuar me kujdes fizionominë e MAFIA-s e dinë mirë se një ngarkesë qindramilionëshe nuk lëviz kurrë pa garanci të forta me pushtet absolut për të siguruar suksesin e transaksionit.
Kompleksi i marrëveshjes së 2009-ës, si "plotfuqi" e opozitës për të folur për tradhëti me detin
Tashmë është e qartë se Partia Demokratike po kërkon të bëjë kauzë te marrëveshja e re detare me Greqinë. Në parantezë duhet thënë se kryetari I saj, Lulzim Basha nuk është prononcuar për këtë çështje, ku si protagonist ka dalë ish-kryeministri Sali Berisha e së fundmi ish-presidenti Bujar Nishani.
“Në Shqipëri ka Mafie dhe ajo qarkullon më shumë para se buxheti i shtetit
Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka komentuar në profilin e tij në Facebook ngjarjen e Elbasanit e cila po synohet të mbulohet dhe të tjetërsohet përgjegjësia e autorëve të vërtetë. Nishani thotë se në Shqipëri ka Mafie, krimi është organizuar deri në këtë pikë, pohim ky që sipas disa të tjerëve nuk qëndron.
Përputhje inteligjence mes Nishanit dhe Metës. Mbledhin Këshillin e Sigurisë për kërkim personi
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka sqaruar sot përmes një deklarate për shtyp arsyet pse do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kërkuar nga ai që në deklaratë cilësohet si Shkëlqesia e Tij, z. Ilir Meta:
Vëzhgim: Presidenti në një takim vëllazëror me drejtuesit e Lëvizjes "Vetëvendosja!
Vëllazëror. Ky është termi që përcjell presidenca shqiptare për takimin mes Prresidentit Bujar Nishani dhe Albin Kurtit dhe Visar Ymerit. Të dy, sidomos Kurti, aktivistë të së majtës që huazon elemente të komunizmitt, ndërkohë që Nishani është kampion dekoratash që promovojnë identitetin e tij si antikomunist.
Nishani: Shteti po heton jetën time private, s’kam besim te drejtësia
Dukshëm i dobësuar dhe i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dalë me një deklaratë suprizë në emisionin “Opinion” ku ka deklaruar se individë brenda institucioneve shtetërore janë angazhuar për të hetuar jetën e tij private. “