Ditë zie kombëtare për Nishanin, ky vetëm respekt nuk është
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka propozuar sot një vendim të cilin Këshilli i Ministrave e ka miratuar.
Në nderim të ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, dita e enjte, 2 qershor 2022, shpallet ditë zie kombëtare.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, datë 2.6.2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.
Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022
thuhet në VKM.
Pra, Bujar Nishani na solli me vdekjen e tij një ditë zie kombëtare.
Vendimi duket se është formal, por ilustron se në cilën orbitë karagjozllëku jetojmë. Na duhet të kujtojmë se me ardhjen në pushtet të shumicës së tanishme, iu dha një zgjidhje në dukje e mençur, problemit të shpikur të shpirtvogëlsisë së politikës sonë, atë të mbajtjes së fotografisë së kreut të shtetit në muret apo mjediset e brendshme të institucioneve shtetërore.
Nisur nga fakti se qeveria e Sali Berishës nuk e gëlltiste dot idenë se i duhej të mbante në muret e zyrave fotografinë e Bamir Topit, ndërkohë që opozita socialiste ia kujtonte këtë gjë, z. Rama, si përherë i dalluar për mençurinë e zgjidhjeve të shkurtra, tha se që nga ai moment në institucione do të mbahet fotografia e Ismail Qemalit.
I cili është gati një shenjt politik pse për të nuk është diskutuar kurrë në aspektin historik, por është folur me postulate dhe formula aprioristike. Qemali është aty si thinja në kokën e kombit, që bashkë me statujat e shumta të Skënderbeut, sikur u është ngarkuar detyra të ndalojnë kohën dhe të ndajnë historinë tonë në të mirën dhe në të keqen.
Në këtë kontekst qëndrimi, pra të neutralizimit gati sterilizues të figurës së presidentit, mund të pritej një ceremoni shtetërore, homazhe zyrtare, por ditë zie kombëtare, për një ish-president për të cilin çfarë nuk u tha në planin politik, kjo është befasuese. Ne e dimë se në Shqipëri flitet mirë për të vdekurit, se riti madje ka rëndësinë e vet edhe në dukje, se përflitet dreka e varrimi, përherë e njëjti zakon i teatrit të kësaj jete që në vendin tonë sfidë ka amballazhimin.
Kështu është edhe kjo ditë zie për nderimin e z. Nishani, punë amballazhi, për të mos thënë edhe një pendesë për atë fotografinë e Ismail Qemalit, tani që ata që e menduan këtë po plaken vetë dhe teksa shohin se në histori hynë si statistikë, duan të kobujar nishani ten ndoshta nesërdej duke parë ndonjë foto të varur mureve. Nëse është kështu, gjë e mirë. Sepse nuk kemi të paktën delir, por frikë dhe rrëgjim i pretendimeve në një telajo zyrtare. Sepse ky vetëm respekt nuk është.
s.zaimi
Comments
Te pakten Likja do te jetoj
Te pakten Likja do te jetoj me shprese sepse kur te ngordhi, shqiptaret do te mbajne nje di zi per kallepin e kryehajdutit.
Add new comment