Ambasadori italian dhe amerikan: Është pakësuar shumë mbjellja e hashashit. Basha: Është rritur kultivimi
Në një konferencë të organizuar sot nga Ministria e Brendshme, si ambasadori italian, ashtu edhe ai amerikan, e quajtën sukses të jashtëzakonshëm operacionin anti-hashash të policisë shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanzia-n. Ambasadori italian tha se, para dy vjetësh në Shqipëri, u mbollën 320-330 hektarë me hashash, ndërsa këtë vit, vetëm 40-50 hektarë, nga të cilët pothuajse të gjitha janë shkatërruar nga policia. Ambasadori amerikan theksoi se mbjellja e hashashit është pakësuar shumë në dy vitet e fundit.
Pas konferencës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se qeveria organizon konferenca, ndërkohë që mbjellja e drogës në gjithë vendin është shtuar në dy vitet e fundit.
Re.Pu.
Add new comment