Pa kupon tatimor, pa kartë identiteti. Ku jetojmë?

Postuar në 17 Shtator, 2015 16:00

Fushata kundër informalitetit dhe evazionit po kap kufijtë e të drejtave në Shqipëri, duke shpalosur si filozofi terrorin ndaj qytetarëve. “Monitor” shkruan se “në dy ditët e fundit, individët të cilët, krahas mallrave të ndyshme (kryesisht ushqimore) nuk kanë qenë të pajisur me kuponin tatimor, të ndaluar nga tatimorët janë detyruar të dorëzojnë kartën e tyre të identitetit, si penalizim”. “Burime nga Tatimet pohojnë për “Monitor”, se kjo është pjesë e procedurës normale të punës, pasi që individi të paguajë gjobën sipas ligjit, nevojitet identifikimi i tyre”, vijon raportimi. Mirëpo këto sanksione për kuponin tatimor parashikohen në nenet 124-125 të Kodit për Procedurës Tatimore, por askund nuk thuhet se lejohet sekuestrimi i kartës së identitetit. Ky sens represioni u vu re edje tek specialistë drejtues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Drejtorisë së Tatimeve, kur në emisionin “Top-Show” flisnin me gjuhën e gardianit të xhepave të shqiptarëve. Duke harruar se çdo akt është i bashkëshoqëruar me korrupsionin në institucione, korrupsion për të cilin nuk flet kush. http://www.monitor.al/tatimoret-kontroll-individeve-konfiskim-id-per-mun...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.