banda

Basha: Taulant Balla, garancia për eurot e Toyotës (Video)

Postuar në 25 Qershor, 2018 12:59

Lulzim Basha, i cili ishte i pari që paralajmëroi ardhjen në Shqipëri të një makine Toyote dhe një shume të madhe eurosh, tha se deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte garancia për futjen kontrabandë të këtyre parave.

Njeriu i Edi Ramës: Banda e Ilir Metës merr fund më 2017-ën

Postuar në 02 Janar, 2017 12:32

Spartak Ngjela, një prej njerëzve të afërt me kryeministrin Rama dhe mbështetës i politikave të tij ka dalë me një postim në rrjetet sociale ku thotë se politika amerikane do të godasë në 2017 dyshen Meta-Berisha si dy prej bandave më të rrezikshme politike të mbështetura nga krimi në Shqipëri. Të jetë profeci apo e bazuar në informacion të brendshëm  kjo pritet të vërtetohet në 2017.

Një pjesë e postimit të Ngjelës:

Pa kupon tatimor, pa kartë identiteti. Ku jetojmë?

Postuar në 17 Shtator, 2015 16:00

Fushata kundër informalitetit dhe evazionit po kap kufijtë e të drejtave në Shqipëri, duke shpalosur si filozofi terrorin ndaj qytetarëve. “Monitor” shkruan se “në dy ditët e fundit, individët të cilët, krahas mallrave të ndyshme (kryesisht ushqimore) nuk kanë qenë të pajisur me kuponin tatimor, të ndaluar nga tatimorët janë detyruar të dorëzojnë kartën e tyre të identitetit, si penalizim”. “Burime nga Tatimet pohojnë për “Monitor”, se kjo është pjesë e procedurës normale të punës, pasi që individi të paguajë gjobën sipas ligjit, nevojitet identifikimi i tyre”, vijon raportimi.

Supermazhoranca që nuk bën dot as dordolecin!

Postuar në 07 Shtator, 2015 16:58

Shkruan Erjon Braçe sot në Facebook: “Të të kërkojë llogari banda “Berisha”!!Do vinte një ditë kjo, tamam kjo: Keqbërësit më të mëdhenj në këtë vend të merrnin guximin dhe të kërkonin “llogari”. Shihini: Janë të gjithë ish-ministrat e kamur të Sali Berishës, me të në krye. Abuzuan me detyrën, vodhën, u pasuruan duke vjedhur, vranë për të vjedhur dhe vranë për të mbajtur pushtetin që ju jepte mundësi për të vjedhur. Sot janë të gjithë “mbi ligjin”, jo “nën ligjin”!! Gëzojnë e shfrytëzojnë çdo pasuri që krijuan duke vjedhur dhe nuk kanë mbi kurriz asnjë akuzë penale!!

Subscribe to RSS - banda