Supermazhoranca që nuk bën dot as dordolecin!
Shkruan Erjon Braçe sot në Facebook: “Të të kërkojë llogari banda “Berisha”!!Do vinte një ditë kjo, tamam kjo: Keqbërësit më të mëdhenj në këtë vend të merrnin guximin dhe të kërkonin “llogari”. Shihini: Janë të gjithë ish-ministrat e kamur të Sali Berishës, me të në krye. Abuzuan me detyrën, vodhën, u pasuruan duke vjedhur, vranë për të vjedhur dhe vranë për të mbajtur pushtetin që ju jepte mundësi për të vjedhur. Sot janë të gjithë “mbi ligjin”, jo “nën ligjin”!! Gëzojnë e shfrytëzojnë çdo pasuri që krijuan duke vjedhur dhe nuk kanë mbi kurriz asnjë akuzë penale!! Praktikisht këta janë të falurit nga një “amnisti” që nuk ka ndodhur kurrë. Këta duhet të mësojnë sot se për ta s’duhet të ketë amnisti! Të paktën jo nga ne!”( http://www.gazetatema.net/web/2015/09/07/erdhi-dita-te-kerkoje-llogari-b...).
Zotëria është deputet, drejtues i Partisë Socialiste, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Është pra përfaqësues i pushtetit. Dhe sërish, çfarë bën? Si i flet e u jep shpresë shqiptarëve? Thjesht fare: i fut një status në Facebook, ku qahet po njësoj si çdo qytetar i pafuqishëm i këtij vendi. Qahet për Saliun dhe krimet e tij, njësoj sikur të ishte protestues i hequr nga puna. Qahet dhe u thotë njëfarësoj shqiptarëve: "Nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Por ju kujtohuni kush është ai". Megjithëse ka marrë 2 milionë vota në dy vjet, më 2013-ën e më 2015-ën.
Çfarë duhet të bëjnë njerëzit më shumë, përveçse të votojnë atë që mendojnë se do zgjidhë ndonjë gjë? Asgjë. Ose më saktë të ikin. Të ikin, më parë sesa të dëgjojnë pushtetarë që vajtojnë pafuqinë e tyre. Pushtetin që deklaron se nuk ka fuqi. Nuk mjaftojnë 1 milion shuplaka? Nëse jo, atëherë zoti Braçe, e me ty edhe ai që është me nder teje kryeministër, nuk mjaftojnë as një milionë statuse apo pika loti. Kanë votuar njerëzit një Supermazhorancë, me besën e dhënë të Rilindjes. Një Supermazhorancë që të burgos për kupona e fatura, por mesa duket nuk po bën dot as dordolecin në Parlament: të paktën ta trembë e ta bëjë të heshtë Saliun!
Comments
c'na thate.
Te besh te fortin duhet te kesh, pamjen,te kesh atoritetin ,te kesh zerin ,te kesh pushtetin. Te gjitha keto vetin i mongojne ketij njeriu te vogel me nje mazhorance te madhe.
Jemi te gjithe dakort, qe te jesh ne gjndje te kerkosh drejtesi duhet ta besh ate dhe kjo behet jo me statuse ne FB, por me zbatim ligji.
Ky tranzicion i zgjatur i ka lodhur shqipetaret sepse jo se nuk e kuptojne shtetin ligjor , por nuk e kuptojne klasen politike qe kerkon te vendose shtet ligjor. Thene kjo me shkoqur nuk ka me besim te kjo klase e mykur politike ne hijet e mushkut te vjeter rriten myshqet e rinj dhe keshtu plaga e korrupsionit, politikes se qelbur, vrasjeve politke dhe prostitucionit politik vetem i zene vendin njera tjetres.te gjitha keto vjet i kane bindur shqiptaret se gjelat e vegjel politike si pune e braceziut vetem kendojne maje plehut te qelbur politik per cjerrr veshet e popullit, sepse ne fund te fundit bollekun ata e ndajne midis tyre dhe prandaj nuk ju hyn gje ne kembe te dy paleve.
Add new comment