krimet
A mësohet në shkolla për krimet e “komunizmit”?
Në një kronikë të përcjellë nga MCN vihet në dukje injoranca e dobishme mesa duket e një brezi mbi periudhën e komunizmit. Enver Hoxha është hero, thonë disa adoleshentë.
Në Prishtinë nuk i mirëkuptojnë qëndrimet proserbe të Tiranës zyrtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të qartë se me Shqipërinë ka dallime në qëndrime të ndryshme për politikën e jashtme lidhur me Serbinë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Osmani kritikoi hapur qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për mirëkuptimin e pozicionit të Serbisë për sanksionet ndaj Rusisë.
Nuremberg për ushtarët rusë? Kremlini: Ide false
Ambasada ruse në SHBA ka deklaruar se çdo hamendësim për krijimin e një lloj Gjyqi të Nurembergut për ushtarët rusë është false dhe e papranueshme.
Ne mendojmë se çdo spekullim rreth organizimit të një “gjyqi të ri të Nurembergut” kundër ushtarëve rusë si gjoja përgjegjësi për krime në Ukrainë janë të papranueshme
shkruan ambadada.
"Është koha të ndëshkojmë krimet e regjimit në Siri"
Hetime për krimet e luftës bëri formalisht edhe Enver Hoxha
Ka një përpjekje mjerane për të mbrojtur politikisht Hashim Thaçin nga vendimet e një gjykate të ngritur nga shteti i Kosovës. Urtësia popullore na mëson se “me shqiptarin të gjen belaja” dhe aq e thellë është kjo urtësi, saqë ka dalë për të vënë para vetes një pasqyrë kaq të domososhme.
Lajmi i mirë i bastisjes së shtëpisë së "të paprekshmit" Hashim Thaçi
Misioni europian për ligjin në Kosovë, ka kryer sot procedura kontrolli në shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Media e Kosovës i quan këto procedura 'bastisje' dhe nga raportimet e ndryshme ka rënë në sy anormaliteti procedurial i tyre pasi qoftë për Thaçin, qoftë për Veselin, hetimet quhen të përmbyllura dhe nuk ka arsye për kontrolle të mëtejshme.
Unë bindem, ndaj "jam" ministër
Askush nuk mund të njollosë historinë e UÇK-së dhe të popullit shqiptar. Kjo është një thuajse bindje e përgjithshme në mesin tonë, pasojë e pakorrigjueshme e historiografisë dhe pedagogjisë nacionaliste të Enver Hoxhës që nuk toleronte asnjë kritikë, asnjë mëdyshje dhe asnjë rishikim. Ministri në detyrë për Punët me Jashtë në Shqipëri, i diplomuar për filozofi e që aq shumë na u shit si mendje e hapur dhe e re në një mjedis të mykur si ai i Tiranës, e ka shumë të natyrshme t’i bashkohet këtij kori të unitetit.
Çiçikovi i Ballkanit
Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar pretendon se do të vendosë në vijë marrëdhënien ndërshtetërore mes Serbisë dhe Kosovës, hapja e problemeve gjyqësore për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj ka krijuar një parantezë përmes së cilës Beogradi zyrtar ka rikonfirmuar politikën e tij të vjetër. Shqiptarët janë kriminelë, ana e ligjshmërisë dhe drejtësisë qëndron nga Serbia.
Padi BE-së për krime kundër Njerëzimit në Libi
Bashkimi Europian është paditur në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë për krime kundër njerëzimit në Libi. Dokumenti prej 245 faqesh është përpiluar dhe depozituar nga dy autorë, Juan Branco, ish-punonjës në Gjykatën në fjalë por edhe në Ministrinë e Jashtme të Francës dhe Omer Shatz, një avokat izraelit që jep mësim në një universitet në Paris.
Trump paralajmëron sanksione edhe për gjykatësit e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërcënojnë edhe Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve me sanksione(ndaj gjyqtarëve). Mediat e ndryshme raportojnë se do të jetë këshilltari për Sigurinë i Presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, ai që do të njoftojë qëndrimin e fortë të Shtëpsië së Bardhë.
SHBA do të përdorë çdo mjet të nevojshëm për mbrojtjen e qytetarëve të vet dhe të aleatëve nga hetimi i padrejtë nga kjo gjykatë ilegjitime
citon Reuters një dokument që do të lexohet nga Bolton para një grupi konservator në SHBA.