Trump paralajmëron sanksione edhe për gjykatësit e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërcënojnë edhe Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve me sanksione(ndaj gjyqtarëve). Mediat e ndryshme raportojnë se do të jetë këshilltari për Sigurinë i Presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, ai që do të njoftojë qëndrimin e fortë të Shtëpsië së Bardhë.
SHBA do të përdorë çdo mjet të nevojshëm për mbrojtjen e qytetarëve të vet dhe të aleatëve nga hetimi i padrejtë nga kjo gjykatë ilegjitime
citon Reuters një dokument që do të lexohet nga Bolton para një grupi konservator në SHBA.
Çështja që shqetëson më shumë amerikanët është hetimi i paralajmëruar për krimet e tyre në Afganistan. Gjykata është krijuar në vitin 2002 dhe në të bëjnë pjesë 123 shtete që kanë miratuar statutin e Romës. Po kështu Bolton pritet të njoftojë mbylljen e zyrës së Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Uashington për shkak se palestinezët po kërkojnë të inkriminojnë Izraelin përmes gjykatës.
Add new comment