Basha: Taulant Balla, garancia për eurot e Toyotës (Video)

Postuar në 25 Qershor, 2018 12:59

Lulzim Basha, i cili ishte i pari që paralajmëroi ardhjen në Shqipëri të një makine Toyote dhe një shume të madhe eurosh, tha se deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte garancia për futjen kontrabandë të këtyre parave.

Sipas tij, shuma e eurove që sipas policisë përllogariten në 3.4 milionë i takojnë një bande nga Elbasani që vepron në aktivitetin e trafikut të drogës. Pas akuzave të bëra nga Lulzim Basha ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla. Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla hedh poshtë deklaratën e Bashés.

Sipas kreut të grupit parlamentar të socialistëve  kjo është një histori “babale”, që sipas tij nuk e beson asnjë shqiptar dhe që aimso ta ndjekë ligjërisht. Policia dha detaje këtë hënë për aksionin duke konfirmuar faktin se ishte sinjalizuar nga shërbimet partnere. Në pranga kanë rënë disa persona, por kjo as nuk ka shtuar apo hequr dyshimet mbi emrin që përmendi Basha dhe fijet e mundshme politike të kësaj afere. Shpresat që kjo të zbardhet janë të pakta ashtu siç ndodhi me kokainën e portit të Durrësit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.