U premtua: "Nga fillimi i 2015-ës, taksa e transportit me Italinë do të ulet". Sot Asgjë nuk ka ndryshuar

Postuar në 17 Shtator, 2015 18:25

Shkruante gazeta "Shqip" në numrin e saj të datës 7 maj 2014: "Për të mbrojtur interesat e sipërmarrësve të transportit rrugor në Pulia, Italia përdor një ligj të Luftës së Ftohtë, që është dekretuar kundër Shqipërisë komuniste më 1959. Ky ligj vepron vetëm ndaj shoferëve shqiptarë të kamionëve, jo ndaj shteteve të tjera të rajonit. “Transportuesit shqiptarë, për çdo kamion që shkon në Itali, paguajnё dy taksa: taksën e peshës dhe taksën e qarkullimit.

Taksa e peshës
Taksa e peshës (“dirittofisso”) është subjekt i pagesës, në përputhje me ligjin italian nr. 1146, datë 28.12.1959. Kjo taksë paguhet sipas distancës që përshkon kamioni në territorin italian, përkatësisht 6 euro për çdo ton ngarkesë në distancat deri në 100 kilometra dhe 9.3 euro për çdo ton ngarkesë në distancat mbi 100 kilometra;

Taksa e qarkullimit
Taksa e qarkullimit paguhet për 120 ditë, rreth 150-180 euro për kamionët e mëdhenj dhe 70-80 euro për kamionët deri në 8 tonë, pavarësisht se kamioni qëndron jo më shumë se 6-7 ditë. Nga të dyja taksat së bashku, për çdo kamion shqiptar që hyn në Itali, biznesi humb 250 deri në 300 euro"(http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2014/05/07/italia-mban-taksen-e-luftes...).

***
Këto taksa i faturohen vetë shqiptarëve nga Italia, që ka harruar se Lufta e Ftohtë nuk ekziston më. Në dhjetor 2014, në Tiranë erdhi Renzi, kryeministri italian që duket se ka miqësi me homologun shqiptar, Rama. Në konferencën e përbashkët, kryeministri shqiptar lajmëroi ndër të tjera se nga fillimi i vitit 2015, kjo taksë do të shkonte në vlerat që aplikohen për vendet e tjera. Shikoni në materialin video:

Po çfarë ndodh sot? "ResPublica" komunikoi me Ministrinë e Financave, nga e cila u tha se "asgjë nuk është bërë". Kjo pasi duhet të mblidhet parlamenti italian. Mirëpo çfarë mbetet nga premtimi i kryemistrit shqiptar dhe atij italian? Aq më tepër ka nevojë për përgjigje kjo pyetje, po të shihet se kur vjen puna për të kërkuar, italianët nuk kanë droje. Edhe sepse u drejtohen italianëve si Edi Rama që thjesht "nuk vesh Versace". E mira e do, por edhe dinjiteti, që kjo taksë të hiqet, pasi ka kosto, por edhe injoron premtimin e nje përfaqësuesi si kryeministri i Shqipërisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.