Stanislav Petrov, oficeri rus që shpëtoi botën
Në 27 gusht të këtij viti, ish-oficeri i ushtrisë ruse Stanislav Petrov u fotografua përpara shtëpisë së tij. Emri i tij ndoshta nuk thotë shumë, por për disa në perëndim njihet se njeriu që shpëtoi botën. Ky është edhe titulli I filmit që do të shfaqet premierë të premten, ku rrëfehet historia tronditëse e Stanislav Petrov, i cili mori vendimin për të mos shtypur butonin që do të dërgonte raketa bërthamore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ishte 26 gusht i vitit 1983, ku për shkak të një problemi në sitemin rus të mbrojtjes u shfaq alarmi se Rusia po sulmohej me raketa bërthamore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Situata duhet të vlerësohej nga oficeri Stanislav Petrov, i cili duhej të vendoste nëse Moska do të kundpërgjigjej me raketa bërthamore ndaj sulmit amerikan.
“Kuptova se duhej të merrja një vendim dhe isha i dyzuar për të shtypur butonin ose jo”-deklaroi Petrov për Associated Press.
Megjithëse sistemi tregonte se Rusia ishte nën agresionin bërthamor amerikan Stanislav Petrov vendosi të mos e shtypë butonin për t’u kundërpërgjigjur amerikanëve me sulm bërthamor.
Filmi fillon me rrëfimin e vet ish-oficerit që nuk mendonte nëse do të ishte ose jo ai që do të niste Luftën e Tretë Botërore, por sit ë verifikonte informacionin nëse ishte ose jo i vërtetë.
Stanislav Petrov nuk u dekorua kurrë nga Rusia për këtë vendim të tij, pasi Kremlini e quajti një dështim të sistemit mbrojtës interferimin e motit të keq në system. Gjithsesi për vendimin e tij që shpëtoi njerëzimin Petrov u vlerësua në 2006 me një çmim nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Add new comment