Lajme

Bazë të dhënash për shqiptarët e proceduar dhe të dënuar Jashtë

Postuar në 21 Shtator, 2015 15:07

Ende pa u miratuar ligji për dekriminalizimin, ministri i Drejtësisë, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, ka ndërmarrë një hap të parë. AI i është drejtuar me një letër “Ministrive të Drejtësisë dhe trupit diplomatik të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, përmes së cilës kërkon vënien në dispozicion të informacionit që disponohet lidhur me rekordet penale të të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë qenë objekt i shqyrtimit apo i regjistrimit në zyrën e gjendjes gjyqësore të këtyre shteteve”.

153 dollarë interes për një obligacion të vitit 1648

Postuar në 21 Shtator, 2015 14:54

Ky është Perëndimi. Detyrimi është detyrim. Sidomos kur është i shkruar. “Bloomberg” shkruan për një detyrim të përjetshëm, nisur që në vitin 1648, lëshuar përmes një obligacioni nga Autoriteti Ujor i Hollandës, de Stichtse Rijnlanden. Është universiteti i Yale në SHBA, që do të paguhet me 136.20 euro, ose 153 dollarë si interes nga ky obligacion. Obligacioni u ble nga Yale si artifakt në vitin 2003 dhe qysh atëherë nuk ka marrë interesa.

Trump përballë Trump(video)

Postuar në 21 Shtator, 2015 14:32

Pas intervistës me Klinton, Jimmy Fallon ka patur të ftuar në “Tonight Show” kandidatin republikan për President, Donald Trump. Ky i fundit është shprehur se “Fallon po bën një punë shumë të mirë”. Intervista nuk është vetëm zbavitëse:

A ka mashtruar ministri i Brendshëm?

Postuar në 21 Shtator, 2015 13:28

Kryeministri Edi Rama e ‘amnistoi’ ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nga akuzat dhe insinutat e shumta që po vinin nga shumë drejtime, kur në konferencën e para disa ditëve me policinë, foli për sukses në luftën kundër trafikut të drogës. Po ato ditë, Tahiri do të ndërhynte në emsionin “Opinion” për të deklaruar se makina e përmendur në intervistën e ish-shefit të Antifrafikut në Fier, Dritan Zagani, nuk ishte më e tij, pasi e kishte shitur.

Mashtroi me testin e ndotjes/ Aksionet e Volkswagen AG bien me 23%. Ndalohet shitja e 500 mijë njësive

Postuar në 21 Shtator, 2015 13:15

Volkswagen Ag, kompania e njohur e prodhimit të automobilëve ka pësuar një goditje të madhe në bursë për shkak të një mashtrimi që ka bërë me treguesit e ndotjes. Fjala është për testin e ndotjes së ajrit për mjetet e shitura në SHBA, çka ka sjellë rënie prej 23% të vlerës së aksioneve, që e konvertuar në vlerë monetare është 15.4 miliardë euro në një ditë. Drejtuesi i kompanisë, Martin Winterkorn, deklaroi se vetë kompania po bën një hetim për këtë dhe keqardhjen e madhe. Ai ka premtuar se Volksëagen do të bëjë çdo gjë të nevojshme për të riparuar dëmin.

Ambasadori amerikan Lu, takime me presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin

Postuar në 21 Shtator, 2015 11:27

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka zhvilluar sot një sërë takimes me përfaqëues të institucioneve qendrore. Raportohet se Lu është takuar me kryeministrin Edi Rama, me Presidentin, Bujar Nishani dhe në orën 13:30 pritet të takohet me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Nuk bëhet e njohur tema e diskutimeve, por këto takime vijnë pak ditë pasi janë bërë të njohura dy draftpropozime për dekriminalizimin.

Mjetet e sekuestruara nga Policia Rrugore, do të shiten në ankand...Nëse nuk paguhet gjoba

Postuar në 21 Shtator, 2015 10:46

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, sqaron në një intervistëpër gazetën “Shqip” paralajmërimin e bërë për sekustrim të mjetit nëse nuk ke paguar gjobat. Tola thotë se në të vërtetë bëhet fjalë për zbatimin e ligjeve në fuqi, të cilat mesa duket ishin neglizhuar. “Në nenin 203 të Kodit Rrugor (më duhet ta citoj për të mos krijuar “keqkuptime”), sanksionohet fjalë për fjalë: 1. “… Të ardhurat nga masat administrative me gjobë për shkeljet e parashikuara nga nenet e këtij Kodi, paguhen nga kundërvajtësi brenda pesë ditëve nga dita që vendimi ka marrë formën e prerë.

Njerëzit kanë kujtesën e shkurtër...

Postuar në 21 Shtator, 2015 10:29

Baneri në fjalë është fotografuar në Greqi. Thirrja, dëshpëruese: Votoni Askushin - Mos votoni njeri. Sepse vetëm kështu do të keni garanci se premtimet mbahen. Në fakt, zgjedhjet provuan se dëshira për të ecur përpara, është më e madhe sesa përballja me realitetin, aq sa gënjeshtrat bashkëjetojnë fare mirë me një kategori njerëzish që i denoncojnë ato. Pas një viti zhvillimesh dramatike në Greqi, shumëkush mund të pyesë: Çfarë ndodhi? Për çfarë u bë e gjithë kjo zhurmë?

Pas zgjedhjeve vijnë lehtësi edhe nga Europa. Greqia fiton shtyrjen e pagesës së borxhit

Postuar në 21 Shtator, 2015 10:23

Fitorja e Tsiprasit i ka hapur rrugën Greqisë për marrëdhënie të reja me Europën. Mediat greke referojnë informacione, sipas të cilave, pagesa e borxhit të shtuhet sërish. “Greqia dontë fitojë një shtyrje të re të pagesës së kësteve, sipas dy zyrtarëve të partisë së Angela Merkel, CDU”, raporton gazeta greke “Protothema”. Burimi origjinal është gjermania “Die Welt” që shkruan se rishikimi i afateve vjen edhe si pasojë e performancës së mirë në muajt e fundit. Nga çfarë po ndodh aktualisht, ngjan se Greqia humbi një vit kohë për të bërë atë që në fakt e nisi konservatori Samaras.

Kundër informalitetit dhe evazionit: 17 mijë bizenese sjellin 0.3% të ardhura shtesë

Postuar në 21 Shtator, 2015 09:39

Aksioni kundër informalitetit dhe evazionit, ka dhënë të një njëtjin produkt të matshëm si ai për energjinë: regjistrimin e biznesit. Apo ndryshe formalizimin dhe futjen në sistem. Bëhet fjalë për 17 mijë biznese të reja të regjistruara, ndërkohë që për vitin 2016 ky numër është 16 mijë. Thënë kjo objektivi i parë i aksionit është që tani i arritur. Problemi mbetet te sasia e parave që do të gjenerojë ky formalizim, krahasuar sigurisht me gropën në të ardhura që u vu re këtë vit.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme