Ambasadori amerikan Lu, takime me presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka zhvilluar sot një sërë takimes me përfaqëues të institucioneve qendrore. Raportohet se Lu është takuar me kryeministrin Edi Rama, me Presidentin, Bujar Nishani dhe në orën 13:30 pritet të takohet me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Nuk bëhet e njohur tema e diskutimeve, por këto takime vijnë pak ditë pasi janë bërë të njohura dy draftpropozime për dekriminalizimin. Ambasada amerikane në Tiranës është një nga nxitëset kryesore të procesit, që tashmë duhet të përmbyllet me arritjen e konsensusit mes dy partive kryesore për finalizimin e një ligji të vetëm. Duhet shtuar se miratimi i një ligji të tillë, me termat e përcaktuara sas të dyja drafteve, e vendos Parlamentin aktual në kushtet e deligjitimit politik, pasi mund të kuptohet se shumë deputetë aty vijnë në kundravajtje me të.
Add new comment