Kundër informalitetit dhe evazionit: 17 mijë bizenese sjellin 0.3% të ardhura shtesë

Postuar në 21 Shtator, 2015 09:39

Aksioni kundër informalitetit dhe evazionit, ka dhënë të një njëtjin produkt të matshëm si ai për energjinë: regjistrimin e biznesit. Apo ndryshe formalizimin dhe futjen në sistem. Bëhet fjalë për 17 mijë biznese të reja të regjistruara, ndërkohë që për vitin 2016 ky numër është 16 mijë. Thënë kjo objektivi i parë i aksionit është që tani i arritur. Problemi mbetet te sasia e parave që do të gjenerojë ky formalizim, krahasuar sigurisht me gropën në të ardhura që u vu re këtë vit. “Monitor” bën një llogaritje sipas të cilës, e gjithë kjo masë biznesesh të regjistruara do të sjellin vetëm 0.3% më shumë të ardhura. “Duke qenë se të paktën 98% e tyre janë të vogla, është llogaritur taksa që mund të paguajnë ata deri në fund të vitit (shtator-dhjetor).

-Së pari, gjysma e tatim fitimit të thjeshtuar prej 25 mijë lekësh, 13460 lekë;

-Së dyti, sigurimet mujore për të punësuar, 6556 lekë për të punësuar (kemi llogaritur 1.5 të punësuar për çdo ndërmarrje të re të regjistruar).

-Së treti, tatimi mbi qiranë prej 15%. Duke marrë një mesatare qiraje prej 20 mijë lekësh në muaj (pasi ka dhe nga ata që punojnë në ambientet e veta), tatimi në muaj është 3000 lekë.

-Taksa e bashkisë, 3600 lekë (vjetore).

Në total, një biznes i regjistruar rishtazi duhet të paguajë rreth 70 mijë lekë taksa për shtator-dhjetor 2015, ndërsa në total 17 mijë biznese do të paguajnë gati 1.1 miliardë lekë në buxhet, apo rreth 8 milionë euro. Nëse marrim parasysh dhe marzhin e gabimit në llogaritje, apo dhe fluksin në vazhdim të regjistrimeve të reja (që pritet të jetë në rënie, pasi pjesa më e madhe e bizneseve nxituan të formalizoheshin në javët e para të shtatorit), të ardhurat shtesë mund të shkojnë në rreth 10 milionë euro (për 20 mijë biznese të reja)”, shkruan revista. 

 

http://www.monitor.al/17-mije-bizneset-e-reja-ne-korrik-shtator-mund-te-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.