A ka mashtruar ministri i Brendshëm?

Postuar në 21 Shtator, 2015 13:28

Kryeministri Edi Rama e ‘amnistoi’ ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nga akuzat dhe insinutat e shumta që po vinin nga shumë drejtime, kur në konferencën e para disa ditëve me policinë, foli për sukses në luftën kundër trafikut të drogës. Po ato ditë, Tahiri do të ndërhynte në emsionin “Opinion” për të deklaruar se makina e përmendur në intervistën e ish-shefit të Antifrafikut në Fier, Dritan Zagani, nuk ishte më e tij, pasi e kishte shitur. Sot, Partia Demokratike, përmes kreut të Departamentit për Sigurinë e Rendin Publik, Enkeleid Alibeaj, ka dhënë një version tjetër, që e hedh poshtë atë të ministrit. “Më 30 gusht të vitit 2014, një vit pasi ai deklaron se e paska shitur makinën, Saimir Tahiri shfaqet në timon në pikën kufitare të Kapshticës pikërisht me audin AA003GB. Ja ku është dokumenti i sistemit TIMS, e keni edhe në ekran. Më herët, më 16 gusht po të vitit 2014, Saimir Tahiri dhe e famshmja AA003GB, shfaqen në pikën kufitare të Qafë Botës. Dhe më 29 gusht të vitit 2014, sërish në Kapshticë, Saimir Tahiri me audin e tij AA003GB. Ja pra këto janë faktet. Saimir Tahiri nuk e ka shitur makinën”, tha Alibeaj, që e shoqëroi deklaratën me dokumente. Më tej, për ish-ministrin e Drejtësisë, kjo çështje ka edhe një hollësi tjetër që nuk është pa pasoja. “Edhe varianti i tij për t’i ikur krimit të drogës, me shitjen e makinës por mosdeklarimin e saj, për shkak të vendimi gjyqësor ndaj tij, është një shkelje e rëndë. Tjetërsimi i këtij sendi me vullnet (pra shitja e makinës) nga debitori, edhe pse është në dijeni të faktit se ajo është bllokuar për efekt të përmbushjes së detyrimit gjyqësor, përben vepër penale të parashikuar në nenin 320 të Kodit Penal. Konkretisht, dispozita penale parashikon si më poshtë: Neni 320:  “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës; “Fshehja, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një vendim prej gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose të pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”, tha më tej Alibeaj. Saimir Tahiri mbetet kështu në detyrë në kontesktin e një seriali akuzash të mëdha e të rënda, të cilat siç po duket financohen dhe i interesojnë shumëkujt edhe brenda mazhorancës. Në raport me interesin publik, është i domosdoshëm një sqarim shterues, pa alibi e gjysmë të vërteta. 

Comments

Submitted by ec (not verified) on

Saimir Tahirn e njoh nga afer, sepse ma patur rastin te bisedoj me te nja 2-3 here qysh ne kohen kur PS-ja ishte ne opozite dhe synonte te vinte ne pushttet. "Baza" e Tahirit ka qene ne Kombinat, ku banoj edhe vete. Kam qene nje dite ne njeren nga bisedat e Tahirit me "grupin", e Kombinatit, tek lokali ambulant buze rruges mu tek shesh-lulishtja perpara bustit ku kja qene Stalini. Tema e bisedes ate dite ishte "perballja" me Berishen. Ne mes te bisedes Tahiri me pyet nese isha gati te rrembjeja armet, qe i kishin "aty" dhe te behesha pjese e grupit te "zjarrit" per te rrezuar Berishen. Gjate gjithe kohes bente insinuata perdorimine te njejtave taktika, njerez, dhe arme sic e kishte bere zakon Berisha ti perdorte kunder socialisteve sa here qe keta kane qene ne pushtet.
Pergjigja ime atehere ishte qe ndonese desheroja ta shihja Berishen te shporrur nga pushteti, realizimi i kesaj gjeje me te njejta menyra dhe metoda si ato te Berishes per mua ishte i pamoralshem, antiligjor, dhe kunder gjuhes dhe veprimit politik qe PS artikulonte publikisht perballe shqiptareve dhe te huajve! Per me teper, nuk ma lejonte as shkollimi. Po pyeste atehere Tahiri njeri? Ishte "ylli" ne ngjjitje!!! dhe u "ngjit" vertet - u be Minister i Brendeshem.

PD-ja ka nje mal me mekate ne kurriz. Dhe ndonese eshte fatkeqesi qe akuzat me te forta ndaj Tahirit i artikulon po ajo PD dhe berishiste, kjo nuk mund te anashkaloje faktin qe ne to ka dicka te vertete! Tahiri eshte akuzuar per lidhje me krimin, kriminele, drogen, trafiqet. Nisur nga Tahiri "i vertete" qe me kane degjuar veshet dhe pare syte personalisht, besoj qe ai eshte i implikuar ne mos si koke e tyre, si mbeshtetes dhe inkurajues i tyre. Por une besoj se Tahiri nuk i ka bere keto thjesht dhe vetem per perfitime vetjake, Une besoj se Tahiri, edhe ne rastin e droges, i ka bere keto me bekimin e "njeshit"; une besoj gjithashtu qe nje pjese e te ardhurave nga droga, Tahiri ika kanalizuar per PS-ne. Ndaj edhe Rama e mbron fuqimisht ate! nese nje pokuror i mencur do te ndiqte fillin e parave te gjeneruara nga droga - kush i ka kontrolluar, ku kane vajtur, perse jane perdorur - kjo mund ta conte hetiin drejt e ne zemren e kupoles socialiste. Pasoja e ketyre implikimeve eshte e tille qe ndonese flitet per reformim te sistemit gjyqesor, te fillimit te luftes kunder korrupsionit, te ndeshkimit te figurave publike me poste te rendesishme si Tahiri, keto nuk kane per te ndodhur. Sepse nese do te ndodhte keshtu, heret e vone, i pari qe duhej te perfundonte ne burg per abuzim me detyren dhe postin publik, mashtrim publik, shkelje te ligjit, shkaterrim te kredibilitetit te institucioneve te shtetit, i pari pra qe duhej te perfundonte ne burg eshte "juristi" Saimir Tahiri!!! ketu do te jemi dhe do te shohim! Ne Amerike, jo te te provojne fajesine, por edhe sikur thjesht emri te te artikulohet si i lidhur me nje skandal qe ka te beje me statusin tend publik dhe shteteror, personi menjehere jep doreheqjen. Mos e prisni nga Saimir Tahiri doreheqje. Sepse ai nuk ka as vlera, as besime qe jane tipike per nje individ te nje shoqerie demokratike dhe me kulture e sjellje politike demokratike. Saimir Tahiri tjeter flet, tjeter ben! Ky eshte "besimi" i tij; kjo eshte kredoja e tij morale dhe politike!!! Imagjinoni: Eshte shume i ri, vetem ne te 30-tat e tij! Dhe kaq i vjeter dhe berishist ne mendesi dhe veprime!!! O zot cfare fati dhe shoqerie na ka rene te bejme pjese!!!!

Submitted by Gjithashtu malok (not verified) on

Ti qe tahirin e njihke nga afer. Po te siguroj qe une tahirin e njoh shum me nga afer se ti. Ti qe po na e ben tahirin trim qe qenka ne gjendje te rivalizoje berishen per trimeri. Tahiri ka qene dhe mbetet nje mi zyrysh. Berisha ka 10 vjet qe ben me tahirin cte doje. Berisha futi gjysmen e fisit te tahirit ne burg, berisha beri qe tahiri te lagte breket nga ca fishekzjarre qe i vendosi tahirit, ne kohen qe ky i fundit ishte min. I brendshem. Berisha i rrihte babain tahirit sa here qe zeni e nervozonte, e bente per tu qetesuar. Ti qe e paske pa tahirin me te fortet e kombinatit. E para, te fortet e kombinatit, kane nja 15 vjet qe nuk ekzistojne me. Te fortet e vjeter i perkisnin sales dhe e rrihnin tahirin sa here e shihnin. Ndersa keta rrugacet e vegjel tani, e kane mendjen ku me lujt ne komp tere diten, apo te bejne naj cigare ashash. Imagjinoni pak qe tahiri me keta do te luftonte njerezit e doktorit. Dhe te gjithe e dime se cfare jane ne gjendje te bejne keta djem nga kruja malsia e madhe kuksi . Ti komentuesi imesiperm, po te ishte se tahiri ishte kaq trim dhe po te kish pak gjak ne vena, te pakten nje here ne dy vjet minister do ta dergonte zenin ne rrajon. Per berishen as qe mendohet te bejedicka te tille. Sepse e di qe dhe nese te gjithe ju qe e doni veliajn. Dhe trecereku i shqiptareve qe e kane votuar veliajn, nuk e mbrojne dot ate, nese veliaj i prek dhe nje fije floku doktorit. Veliaj e di qe per doktorrin japin jeten shum djem trima e kriminela qe ti as qe e mendon.

Submitted by trapi (not verified) on

Te rrofte e-maili dhe qe arrin te shkruash nje paragraf; se per te kuptuar ate qe eshte thene me siper, lesh ke marre vesh!
O analafabet funksional! Komenti nuk rreket ta nxjerre Tahirin trim! Komenti thote qe Tahiri, ndonese me i ri se Berisha, sillet njelloj si Berisha! Shko ne fillore edhe njehere te mesosh te kuptosh ate qe lexon te shkruar!!!!

Submitted by Albi_I (not verified) on

Qenka ofendu se qenka prek "nderi" i Berishes Trim i Maleve. Komplet cope mishi po mos ja var shume

Submitted by Gjithashtu malok (not verified) on

Per berishist te rrof... ti qe qenke shkenctar funksional. Pergjigja ime ishte pikerisht per kete. Sepse e kuptova qe komentuesi po rrekej te na mbushte mendjen se tehiri na qenka si doktori. Qe te te shkoje ne mendje dicka e tille o duhet te jesh idiot o duhet te jesh socialist,ose te dyja bashke. Eshte mese evidente qe doktori vazhdon te tallet akoma me tahirin, nderkohe qe e dim te gjithh qe delja tahiri as eshte i zoti per ti ven naj gjob ndonje fukarai. Te gjith ata qe kane mbrojtjen e doktorit ngelen te mbrojtur, dhe sikur tahiri nga 1milon vota te behet me 2milion vota. Nuk mjaftonvetem deshira dhe pastertia per te ndryshuar shqiperine. Ne radhe te pare duhet te jesh i zoti . Tahiri eshte vetem njeaparatcik frikacak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.