tims
Prokuroria këmbëngul për burg
Të dhëna të reja që Prokuroria disponon mbi marrëdhëniet e Saimir Tahirit me grupin e Habilajve kanë bërë që organi i akuzës të këmbëngulë për të çuar në arrest me burg ish-ministrin e Brendshëm.
Kështu Prokuroria e Krimeve të Rënda ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit “arrest shtëpie” për ish-ministrin.
“Magjia” e Audit të Tahirit, edhe ish-zv. ministrja Gjebrea në “guidë” me Habilajt
Tashmë nuk është ekzagjerim apo fyerje të thuash se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është një karabush i politikës. Ajo çfarë po nxjerr në sipërfaqe çështja e tij nuk mund të jusitfikohet më me alibinë e një gabimi fëminor siç pretendon ai se ishte shitja e Audit Habilajve, të cilin mandej ua merrte sërish për xhiro dhe as me përkime fatkeqe siç është gjetja e patentave të lundrimit në makinën e Orest Sotës. Për këto çështje kërkohet hetim intensiv dhe që nuk mund të kushtëzohet me asgjë.
A ka mashtruar ministri i Brendshëm?
Kryeministri Edi Rama e ‘amnistoi’ ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nga akuzat dhe insinutat e shumta që po vinin nga shumë drejtime, kur në konferencën e para disa ditëve me policinë, foli për sukses në luftën kundër trafikut të drogës. Po ato ditë, Tahiri do të ndërhynte në emsionin “Opinion” për të deklaruar se makina e përmendur në intervistën e ish-shefit të Antifrafikut në Fier, Dritan Zagani, nuk ishte më e tij, pasi e kishte shitur.