Lajme

“Reforma në drejtësi, një shans kritik për Shqipërinë”

Postuar në 17 Tetor, 2015 17:21

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin e tyre për rëndësinë e reformës në drejtësi në Shqipëri. Duke iu përgjigjur disa pyetjeve të shtruara nga televizioni “Ora Neës”, ambasada amerikane në Tiranë, përmes zëdhënësit Ryan Roberts ka dhënë këtë përgjigje: “Procesi i reformës në drejtësi paraqet një shans kritik për Shqipërinë dhe nëse do të jetë i suksesshëm, mund të përbëjë reformën më të rëndësishme që prej rënies së komunizmit. Në sistemin e drejtësisë ka nga ata që duhen shkarkuar për korrupsion dhe disa duhet të shkojnë në burg.

Shenja jo të mira: Bie kërkesa për kredi nga biznesi

Postuar në 17 Tetor, 2015 15:34

Kërkesa e biznesit për kredi vijon të ulet për të tretin tremujor radhazi. Të dhënat dalin nga një vëzhgim i Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës, janë bizneset e mëdha ato që kanë rrudhur kërkesën për kredi, në zërin e investimeve. Kurse biznesi i vogël dhe individët e kanë rritur atë. “Në fund të gushtit, stoku total i kredisë që bankat kanë dhënë për biznesin ra në 359.2 miliardë lekë nga 372.8 miliardë që ishte në gushtin e një viti më parë”, raporton banka.

Progres raporti do të jetë pozitiv, por negocatat vitin tjetër

Postuar në 17 Tetor, 2015 15:21

Para disa ditësh ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, deklaronte në media, se qeveria shqiptare priste një progres raport pozitiv nga Komisioni Europian. Sot, raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Kurt Fleckenstein, thotë për “Top-Channel” se shqiptarët nuk duhet të presin shumë nga raporti. “Unë do ju thoja mos prisni shumë. Kësaj radhe do të përmendet vetëm se ku ka patur progres, sigurisht, për 5 prioritetet kyçe ka patur progres, dhe se cilat janë hapat e radhës për t'u marrë, që ju i dini më mirë se Komisioni.

Radioteleskopi më i avancuar në botë po ndërtohet në Kinë(video)

Postuar në 17 Tetor, 2015 12:55

Kina po ndërton një radioteleskop i cili mendohet se do ta vendosë në krye të listës së vendeve që detektojnë sinjale nga çdo pjesë e vëzhgueshme e universit. 500 m diametri na hapje, Radio Teleskopi Sferik është duke përfunduar në rajonin jugperëndimor të Guizhou. Është në proces edhe instalimi i 4450 njësive reflektor, që përmirësojnë saktësinë e teleskopit në fjalë. Çdo panel është një trekëndësh barabrinjës me gjatësi brinje 11 m, me kabllo të fiksuara pas çdo paneli, që garanton marrjen në kënde të ndryshme.

Vërejtja e Rexhep Qoses: Reformat e Ramës më të shpejta se revolucionet

Postuar në 17 Tetor, 2015 11:24

Akademiku kosovar Rexhep Qosja, në një intervistë për gazetën “Dita” flet për vlerësimin që do i jepte qeverisjes së majtë: “Me ndryshimet e sendërtuara në politikën shtetërore, koalicioni i majtë, shikuar në përgjithësi, ishte kryesisht i suksesshëm”, shprehet Qosja. “Opozita po i qet në shpinë Edi Ramës, plot vagona me plot gënjeshtra. E kuptueshme. Intelektualët me mendje sipërore si Edi Rama dhe Rexhep Meidani në politikën ballkanike pashmangshëm ngarkohen me gurë e kusur”. Gjithsesi Qosja thotë se reformat e Ramës janë pak të shpejta nga “ç’mund të përligjë njëmendësia e Shqipërisë”.

Buxheti 2016 sjell përplasjet e para të vendorëve socialistë me Canin

Postuar në 17 Tetor, 2015 09:54

Transferta e pakushtëzuar e fondeve për pushtetin vendor u kundërshtua dje nga drejtuesit e majtë të Bashkive të Durrësit dhe Elbasanit duke sjellë kështu dhe përplasjet e para. “Panorama” shkruan se Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini kanë kërkuar më shumë fonde për pushtetin vendor dhe kundërshtuan mënyrën e llogaritjes të tij. Shkak është pasi kriteri bazë për ndarjen e fondeve vendore do të përdoret koncepti i banorit rezident efektiv për popullsinë, sipas censusit, me 30 për qind të diferencës mes regjistrit të gjendjes civile.

Masat ekstreme për ndëshkimin e informalitetit, Malaj: Parlamenti të mos i miratojë

Postuar në 17 Tetor, 2015 08:41

Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj, duke folur për “Ora News” deklaroi se parlamenti nuk duhet të miratojë masat ekstreme për ndëshkimin e informalitetit. Sipas Malajt votimi kundër ndihmon edhe qeverinë. “Unë do tu lutesha kolegëve deputetë. Më vjen keq që qeveria pas reagimit nuk i pa vetë masat e ashpra që ka çuar në parlament, por nuk ka asgjë të keqe, nuk ka pse të vazhdojë ky debat. Është parlamenti që ka një mandat më të drejtpërdrejtë. Nuk ka pse të thuhet që parlamenti nuk mbështeti qeverinë e tij, por në disa raste është parlamenti filtri i fundit që nuk duhet ti miratojë ato.

Polemika me ortodoksët, qeveria i përgjigjet reagimit të Kishës ne portalin e transparencës

Postuar në 17 Tetor, 2015 00:29

Në një përpjekje për të sqaruar pozicionin e qeverisë pas deklaratave të kryeministrit në parlament dhe reagimit të kishës ortodokse, stafi i kryeministrit ka përgatitur një njoftim të publikuar në portalin e hapur me iniciativën e këshilltarit të kreyministrit, Endri Fuga, transparenca.al
Qeveria thotë se qëllimi i deklaratave të kryeministrit nuk ka qenë inventari i investimeve të Kishës Ortodokse për mirëmbajtjen e objekteve të saj të kultit, por marraveshja mes tyre për restaurimin e disa kishave dhe manastireve, pjesë e trashëgimisë kukturore.

Disa varre të pazakonta në Malësi të Madhe(foto)

Postuar në 16 Tetor, 2015 22:50

“Koha Ditore” referon një lajm të “malësia.org” për disa varreza në fshatin Qye të Dolecit (në Vuksanlekaj) të Malësisë së Madhe. “Vlerësimi i lashtësisë së tyre ndryshon nga 200-400 vjet, por disa i cilësojnë shumë më të lashta.  Janë diku rreth 30 varreza të gdhendura në gurë, të larta prej 1 deri 1,50 cm, të kthyera me kokë nga perëndimi. Gdhendja është bërë në pjesën e përparme dhe të pasme të gurëve mbivarrorë, si edhe në vetë pllakën mbuluese.

Ministri i Jashtëm grek kërkon mendimin e Agimit të Artë për emrin e Maqedonisë

Postuar në 16 Tetor, 2015 22:27

Një parti e etiketuar si prorendëse e ekstremit të djathë dhe nacionalizmit radikal me drejtues të saj të akuzuar për krijim të organizatës kriminale, por kjo nuk e ka penguar ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias të kërkojë mendimin e kreut të Agimit të Artë, Nikos Mihaliolakos për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Letëra drejtuar Mihaliolakos i përket periudhës pas mbledhjes të Këshillit Kombëtar të Poitikës së Jashtme thirrur në 22 korrik të këtij viti nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe është konfirmuar nga Ministria e Jashtme greke.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme