“Reforma në drejtësi, një shans kritik për Shqipërinë”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin e tyre për rëndësinë e reformës në drejtësi në Shqipëri. Duke iu përgjigjur disa pyetjeve të shtruara nga televizioni “Ora Neës”, ambasada amerikane në Tiranë, përmes zëdhënësit Ryan Roberts ka dhënë këtë përgjigje: “Procesi i reformës në drejtësi paraqet një shans kritik për Shqipërinë dhe nëse do të jetë i suksesshëm, mund të përbëjë reformën më të rëndësishme që prej rënies së komunizmit. Në sistemin e drejtësisë ka nga ata që duhen shkarkuar për korrupsion dhe disa duhet të shkojnë në burg. Profesionistët e shumtë shqiptarë të drejtësisë që janë me përvojë, të kualifikuar dhe të ndershëm meritojnë mundësinë për të punuar në një sistem gjyqësor që është i çliruar nga korrupsioni, që është mjaftueshëm i pavarur për t’i rezistuar ndikimit politik dhe që është në gjendje të ndjekë penalisht krimet e rënda. Ne e njohim nevojën urgjente për këtë reformë dhe vazhdojmë të punojmë me shqipërinë për të. Kemi shprehur mbështetjen tonë për këtë reformë publikisht dhe në takime me politikanë, ekspert dhe të tjerë aktor në të gjitha nivelet”. Nëse do të marrim në konsideratë faktin se apeli i kancelarive të huaja luan rol të dorës së parë në disa çëhstje në Shqipëri, duhet thënë se përveç nevojës për reformim të sistemit, kështu siç është paraqitur nga politika, ky mesazh lë pak vend për keqkuptim. E pazakontë ngjan kontradikta në qëndrimin e ambasadës, e cila teksa evidenton ekzistencën e njerëzve të korruptuar në Drejtësi, e sheh pastrimin e tyre të lidhur me reformën. Në fakt, edhe sistemi aktual ligjor i ka dispozitat për të dënuar të korruptuarit. Çështja është se askush nuk inicion kallëzime, sikurse roli i organit të akuzës është i dyshimtë.
Add new comment