Lajme

Kampionati i parë i Federuar Ndërkombëtarisht i MMA-së në Tiranë(video)

Postuar në 15 Tetor, 2015 17:57

Këto ditë është zhvilluar në Tiranë kampionati i parë i MMA-së – Mix Martial Arts, prej nga ku kanë dalë edhe fitues. Kampionati - i federuar Ndërkombëtarisht - zhvillohet për herë të parë në vendin tonë dhe për herë të parë kemi edhe sportistë të federuar. Më poshtë në video ndeshjet: Leonardo Calderigi (fitues) vs Gerti Mezini Alessandro Sanati (fitues) vs Jozefin Hila Fabrizio Trotta vs Arbër Bejkosala (fitues)

Dashuria ceremoniale për ambasadorët!

Postuar në 15 Tetor, 2015 17:47

Ne si vend kemi një raport të veçantë me ambasadorët e huaj, ndoshta kjo e trashëguar që prej themelimit të shtetit shqiptar në vitin 1912. Kanë qenë më së shumti ambasadorët që kanë zgjidhur kriza, por edhe që kanë nxitur kriza në një shtet joserioz si Shqipëria në periudha të ndryshme të historisë së saj moderne. Marrëdhënia e politikës shqiptare me disa prej tyre kalon kufijtë e kortezisë.

Andrea Stefani "prezanton" Dimitrije Tucović nr.2

Postuar në 15 Tetor, 2015 17:01

Andrea Stefani shkruan sot në gazetën “Dita” një shënim me titull: “Heroi im nuk është Morina, por studenti serb Vojkan Udovičić”. Shkrimi i Stefanit i kundërvihet prirjes së përgjithshme, e me investim nga një set i tërë mediatik si Top-Channel, për glorifikimin e Ismail Morinës. Së fundmi për këtë kërkohet edhe nga politika që të lirohet. Mirëpo, është njëra gjë të kritikosh qëndrimet dhe problemet tona me nacionalizmin dhe urrejtjen, e tjetër të kalosh në të kundërtën duke shpallur për modele shembuj periferikë dhe të inskenuar nga politika.

KIC 8462852, ylli i cili po detyron edhe astronomët të flasin për qytetërime aliene

Postuar në 15 Tetor, 2015 16:31

KIC 8462852 është një yll 1500 vjet dritë larg nga toka. Ai është vëzhguar nga misioni Kepler dhe ka krijuar shumë debate mbi “sjelljen” e tij. Në diskutim kanë hyrë “alienët”, mundësia e një qytetërimi jashtëtokësor që ndikon në krijimin e ciklit të dritës që vjen në marrësin që është Kepler. “Të dhënat e Kepler për yllin janë të pazakonta dhe ngacmuese: ka rënie të dritës(pulsim) por nuk janë periodike. Ka qindra të tilla...Nëse një planet do të bllokonte dritën e një ylli do të shfaqej me pulsime simetrike të saj; drita zbehet pak, qëndron ashtu për pak dhe më pas rikthehet.

Reagimi i qeverisë për akuzat e fundit: krijon portalin "transparenca.al"

Postuar në 15 Tetor, 2015 15:24

Qeveria ka vendosur të krijojë një portal të ri: transparenca.al. Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, sqaron në këtë video se aty do të publikohen të gjitha informacionet e nevojshme, në mënyrë që "gazetarët të informohen përpara se të shkruajnë". Portali vjen pas akuzave të fundit për CEZ dhe për ministrin e Brendshëm, të cilat qeveria nuk ishte në gjendje t'i sqaronte plotësisht. Duket se qeveria ndjen një peshë nga informimi masiv i portaleve online për cilësinë e të cilit ka rezerva të mëdha.

Marrëveshja: Kilogrami do të ripërkufizohet përmes konstanteve matematikore. Cilindri i Parisit vetëm për muze

Postuar në 15 Tetor, 2015 14:43

Më në fund metrologët kanë arritur të kuantifikojnë përmes konstanteve matematikore Kilogramin. Cilindri prej plaitini dhe iridiumi që shërben si njësia bazë për kg, e që mbahet në Paris, do të dalë nga qarkullimi. Ajo do të ruhet, por nuk do të ketë më vlerën e përdorimit që ka patur deri më sot.  Kilogrami është njësia e vetme e Sistemit Ndërkombëtar që ende referohet përmes një objekti fizik. Eksperimente të ndryshme për ta ripërkufizuar atë përmes konstanteve themelore kanë nisur që në vitet ’70, vetëm së fundmi është arritur në një marrëveshje.

Pranohet se me CEZ është çeduar. Por çfarë apo sa?

Postuar në 15 Tetor, 2015 13:33

Akuza për aferën e CEZ-it po përshkallëzohet, por tani në drejtim të përgjegjësisë për mbylljen e marrëdhënieve me kompaninë çeke. Dhe me kallëzimin penal të Kontrollit të Lartë të Shtetit, po hapen disa të vërteta, që marrin rrugë nga shqetësimi i zyrtarëve socialistë. Për këtë mjafton të shikohet se çfarë thonë dy të kallëzuarit, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokati i Shtetit, Alma Hicka.

Avokatja e Shtetit e bindur se ka shpëtuar Shqipërinë me qëndrimin e mbajtur në marrëveshjen me CEZ

Postuar në 15 Tetor, 2015 13:33

Një ditë pas kallëzimit penal nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre në përgatitjen e marrëveshjes së mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe CEZ ka reaguar edhe avokatja e shtetit Alma Hicka, e cila është një nga dy personat e akuzuar. Hicka po ashtu si ministri Gjiknuri flet për sulm politik, duke e mbështetur reagimin e saj në insinuata që vijnë prej Sali Berishës, por pa argumentuar ligjërisht ku çalon kallëzimi i KLSH.

Kallëzimi i KLSH/Ministri Gjiknuri humbet qetësinë: "Marrëveshja me vendim qeverie, ratifikuar nga Parlamenti"(video)

Postuar në 15 Tetor, 2015 12:42

Hekurudhat Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë jepen me koncesion

Postuar në 15 Tetor, 2015 12:00

Një koncesion i ri është dhënë së fundmi nga qeveria shqiptare. Fjala është për hekurudhën Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë. Synimi i koncesionit është rehabilitimi, operimi dhe transferimi i linjave dhe është fituar nga “ALB-STAR” sh.p.k & “MATRIX KONSTRUKSION”. Vlera e tij është 2.4 miliardë lekë dhe sasia mesatare e transportuar e mallrave / mineraleve për vit kalendarik pritet të jetë 2.5 milionë tonë dhe numri i pasagjerëve 307 mijë në vit/Monitor 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme